By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin
Shqipëri

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

admin
Last updated: 12/08/2026 18:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vlorë, 12 gusht Zhurnal.mk – Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët në Vlorë është shoqëruar me debate dhe tensione, ndërsa diskutimi për reformën territoriale ka sjellë edhe përplasje brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Në qendër të debatit është vendosur kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili ka braktisur mbledhjen pas një përplasjeje gjatë diskutimeve.

Zotkaj është shprehur i pakënaqur ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si “mosmirënjohëse”. Reagimi i tij erdhi në një takim ku kryebashkiakët po diskutojnë propozimet për reformën territoriale dhe të ardhmen e bashkive të vogla.

Por tensionet nuk u ndalën aty.

Gjatë takimit, Rama ka reaguar edhe ndaj episodeve të fundit ku disa socialistë kanë djegur teserat e Partisë Socialiste. Kryeministri e ka cilësuar këtë veprim si “paturpësi”.

Një tjetër moment i tensionuar raportohet të ketë qenë përplasja me kryebashkiakun e Dimalit, Juliana Memaj, e cila është përzënë nga takimi.

Takimi në Vlorë vjen në një moment kur debati për reformën territoriale është bërë gjithnjë e më i fortë. Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma synon riorganizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, ndërsa kryetarët e bashkive të vogla kanë shprehur kundërshtime ndaj mundësisë së shkrirjes së tyre.

Përplasjet e sotme tregojnë se debati nuk është vetëm mes mazhorancës dhe opozitës. Brenda vetë strukturave socialiste ka nisur të shfaqet pakënaqësi, veçanërisht nga drejtuesit e bashkive më të vogla, të cilët rrezikojnë të humbin autonominë e tyre nëse reforma territoriale do të çojë në një riorganizim të hartës së bashkive.

Kryebashkiakët e Poliçanit dhe Dimalit kanë qenë dy më aktivët që kanë kundërshtuar shkrirjen e njësive të pushtetit vendor që drejtojnë.

Po ashtu mësohet se edhe kryebashkiakët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale. Ai ka kërkuar që refroma Territoriale të vijojë.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje
Next Article Britney Spears rrëfen komplikacionin pas Botox-it: Më la syrin të varur për katër javë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?