By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PLD: Zgjedhja e Prokurorit të ri nuk sjell drejtësi, por zëvendëson ndikimin politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PLD: Zgjedhja e Prokurorit të ri nuk sjell drejtësi, por zëvendëson ndikimin politik
Maqedoni

PLD: Zgjedhja e Prokurorit të ri nuk sjell drejtësi, por zëvendëson ndikimin politik

admin
Last updated: 04/04/2026 10:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill argument.mk/ – Nga Partia Liberale Demokratike (PLD) vlerësojnë se zgjedhja e Prokurorit të ri Publik të Shtetit nuk përbën hap përpara drejt forcimit të drejtësisë, por vetëm një zëvendësim të ndikimit të një partie me një tjetër.

Sipas tyre, dorëheqja e prokurores Lençe Ristoska është dëshmi shtesë se sistemi po i largon profesionistët, duke u hapur rrugë personave që, siç thonë ata, zbatojnë politika të diktuara nga qeveria.

Në reagimin e plotë, PLD thekson se situata aktuale do të ishte ndryshe nëse do të ishte pranuar propozimi i tyre që Prokurori Publik i Shtetit të zgjidhet me shumicë prej dy të tretash në Parlament. Ata akuzojnë se, në vend të konsensusit dhe profesionalizmit, është zgjedhur qasje partiake që, sipas tyre, ndikon drejtpërdrejt në punën e prokurorisë.

Nga kjo parti paralajmërojnë se mungesa e drejtësisë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se pa siguri ligjore nuk ka investime, zhvillim apo perspektivë për të rinjtë. Ata shtojnë se një sistem i tillë gjyqësor rrit mosndëshkimin për krimin dhe thellon pasigurinë në vend.

PLD gjithashtu kritikon deklaratat e qeverisë për reforma, duke vlerësuar se, nëse vazhdohet me këtë qasje, mesazhi për qytetarët është negativ dhe nxit largimin e të rinjve nga vendi.

Në fund, nga kjo parti bëjnë thirrje që të merren parasysh propozimet e tyre, duke theksuar se ato synojnë përmirësimin e standardit të jetesës, forcimin e drejtësisë dhe ndërtimin e një shteti që u shërben qytetarëve, e jo interesave partiake.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?