By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prezantohet studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prezantohet studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane
Shqipëri

Prezantohet studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane

admin
Last updated: 15/04/2025 10:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Shkodër u prezantua studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Në ceremoninë e rastit që u organizua të hënën në mbrëmje morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.

Balluku shtoi se “nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi, flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane”.

Sipas Ballukut, kjo hekurudhë do të jetë një nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane dhe do t’i japë një rëndësi të veçantë gjithë zhvillimit politik dhe gjeopolitik Evropës Juglindore.

“Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë evropiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike. Gjithashtu, do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku.

Duke u ndalur tek Shkodra, Balluku tha se “e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë”.

“Shkodra është kryeqendra e veriut. Shkodra është një nga pjesët më të rëndësishme të Shqipërisë, në ekuivalencë të plotë me Tiranën dhe Shkodra e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë. E meriton edhe për shkak se sot tek futesha në Shkodër dhe tek shikoja ecurinë e punimeve në Urën e Bahçallëkut, aty ku pas pak ditësh do të kemi edhe inspektimet e para, fillova të dalloj, si çdo herë kur vij këtu, edhe se kam qenë para dy muajsh, ndryshimin e madh që ndodh,” theksoi zv.kryeministrja.

“Gjakova e cila mbart një histori të jashtëzakonshme. E cila ka vlera të paçmuara, si për vendndodhjen e saj strategjike, ashtu dhe për ekonominë që zhvillon, por padyshim edhe gjeografikisht për gjithë ndërlidhjen që arrin të bëjë midis Shqipërisë edhe Fushë Kosovës”, shtoi ajo.

Gjithashtu prezent gjatë prezantimit, ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë.

Malaj tha se tashmë u hap traseja e duhur, me realizimin e studimit të fizibilitetit të financuar përmes buxheteve të dy vendeve.

Malaj tha se projekti e kthen Shqipërinë në një portë hyrëse për Kosovën, për rajonin, drejt Mesdheut dhe më gjerë, duke gjeneruar punësim, investime dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Loredana reagon pas incidentit me Gjestin dhe merr pjesë në dasmën e tij: Shkova për të treguar Lorin zemërbardhë
Next Article Benitez tregon arsyen e largimit nga Real Madridi, zbulon nëse ishte Ronaldo

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?