By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm maqedonisht në faqen e parë(foto)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm maqedonisht në faqen e parë(foto)
Maqedoni

Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm maqedonisht në faqen e parë(foto)

admin
Last updated: 27/06/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit, ku djali i tij – nxënës shqiptar – ka marrë dëftesën përfundimtare me faqen e parë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa përkthimi në gjuhën shqipe figuron vetëm në faqen e dytë.
“Për herë të parë, për më shumë se 50 vite, nuk ka ndodhur kjo që ka ndodh në kohën e ndryshimit.Nxënësi shqipëtarë, shkolla me shumicë shqipëtarë, dëftesa në gjuhen maqedone. Shkolla “Zhivko Brajkovski” komuna Butel. Turp!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky ndryshim është bërë me vendim të drejtoreshës së shkollës, pa ndonjë konsultim me prindërit apo nxënësit.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka hapur debat mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos në institucionet arsimore ku shqiptarët përbëjnë shumicën e nxënësve.
“Si është e mundur që në një shkollë me shumicë shqiptare, gjuha shqipe të shtyhet në prapavijë? Në vend që të ecim përpara me barazi, po bëjmë hapa mbrapa”, u shpreh një tjetër prind për INA.
Kujtojmë se vitin e kaluar, dëftesat për nxënësit shqiptarë në këtë shkollë ishin të shtypura në të dy gjuhët zyrtare në faqen e parë, ndërsa përshkrimi i suksesit me shkrim ishte vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa këtë vit, ky rend ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme. (INA)

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë
Next Article Marta Kos do ta vizitojë Shkupin, në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?