By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik
Maqedoni

Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik

admin
Last updated: 10/01/2025 09:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me vendim të kryetarit Shaqir Totaj është themeluar Këshilli Ekonomik Lokal. Në përbërjen e këtij trupi janë emëruar përfaqësues të komunitetit të biznesit.

“Këshilli do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.

Aty gjithashtu theksohet se ky këshilli synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Njëri prej anëtarëve të këtij këshilli, afaristi Alajdin Fusha ka konfirmuar se ky trup do të mundësojë bashkëpunimin mes sektorit privat dhe qeverisë komunale për zhvillimin ekonomik lokal, duke shtuar se me këtë platformë të re, qyteti i Prizrenit synon të vendoset si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në nivel kombëtar dhe rajonal.

Sipas tij, një nga propozimet që do të kontribuojë në rritjen e dinamikës ekonomike të qytetit është organizimi i një aktiviteti unik “Shopping Fest”, raporton Telegrafi.

“Ky aktivitet synon të sjellë më shumë gjallëri në ekonominë lokale duke tërhequr turistë dhe blerës nga vende të ndryshme, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve lokale. Shopping Fest do të shërbejë si katalizator për promovimin e produkteve dhe shërbimeve lokale, duke krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e të ardhurave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Fusha në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se një organizim i tillë do të shërbejë edhe si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet qeverisë lokale dhe sektorit privat, për të përforcuar rolin e Prizrenit si një qytet inovativ dhe me vizion për të ardhmen.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
Next Article “Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?