By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurorët publikë ankohen për uljen e pagave: Është jokushtetuese dhe përbën kërcënim për pavarësinë e prokurorëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokurorët publikë ankohen për uljen e pagave: Është jokushtetuese dhe përbën kërcënim për pavarësinë e prokurorëve
MaqedoniTOP LAJM

Prokurorët publikë ankohen për uljen e pagave: Është jokushtetuese dhe përbën kërcënim për pavarësinë e prokurorëve

admin
Last updated: 25/02/2026 10:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Shoqata e Prokurorëve Publikë u kërkon deputetëve të tërheqin nga rendi i ditës pikën për ndryshimin e Ligjit për Pagat e Prokurorëve Publikë, e cila u propozua në seancën e 89-të të Kuvendit të planifikuar për sot.

Në një reagim publik, prokurorët kërkojnë që të shqyrtohen në detaje propozim-ndryshimet ligjore, me të cilat parashihet ulja e pagave të funksionarëve publik të zgjedhur dhe emëruar.

“Prokurorët publikë janë të vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe nevojën për kursime, por sipas ligjit, paga e një prokurori publik nuk mund të ulet me ligj ose vendim të një organi shtetëror, përveç në rastin e përgjegjësisë disiplinore”, thuhet në reagim.

“Prokurorët punojnë në kushte komplekse, me mbështetje të pamjaftueshme materiale dhe profesionale, dhe shtesat e përcaktuara me ligj për kompleksitetin e punës nuk janë paguar me vite. Pagat, variojnë nga rreth 90,000 deri në 130,000 denarë dhe janë më të ulëtat në rajon”, thuhet në reagim.

Shoqata kujton se Gjykata Kushtetuese ka filluar tashmë procedurë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve të mëparshme në ligj (U.Nr.71/25 e 24.12.2025), të cilat ulën koeficientët dhe kufizuan rritjen e pagave.

Sipas tyre, ndryshimet e reja thellojnë më tej pasigurinë ligjore, pasi ato përsëri parashikojnë ulje të koeficientëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në shumën e pagave.

“Ne besojmë se një zgjidhje e tillë është jokushtetuese dhe e paligjshme dhe përbën kërcënim për pavarësinë e prokurorëve publikë përmes presionit ekonomik”, thuhet në reagim.

Shoqata kërkon që pika e propozuar të tërhiqet nga rendi i ditës dhe që ndryshimet të shqyrtohen plotësisht para se të propozohen përsëri.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Panik në BDI nga “kutia e zezë” Artan Grubi!  
Next Article Maqedonia voton për paqe të qëndrueshme në Ukrainë, miratohet Rezoluta në OKB
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?