By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë
Maqedoni

Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë

admin
Last updated: 27/10/2026 16:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e ndryshimit të sistemit të pagesës së pagave, me kalimin drejt pagesës sipas orëve të punuara. Nisma është pjesë e diskutimeve mes sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, ndërsa në qendër të debatit janë lartësia e pagave, produktiviteti dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, përcjell TV21.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto në vend arriti në 48.733 denarë në gusht 2026, ndërsa paga minimale neto, e vlefshme nga paga e muajit mars, është 26.046 denarë.

Konfederata e Sindikatave të Lira vlerëson se pagesa sipas orëve mund të rrisë transparencën dhe të ndihmojë në luftimin e ekonomisë gri. Organizata e Punëdhënësve kërkon analiza të mëtejshme për zbatimin e këtij modeli, veçanërisht në sektorin e prodhimit.

Ndërkohë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që përparësi të ketë rritja e pagave. Sipas përllogaritjeve të saj, pagesa për orë për punëtorët me pagë minimale do të ishte rreth 155 denarë, ndërsa kërkesa e sindikatës është të paktën 250 denarë për orë pune.

Ministria e Ekonomisë ka shprehur gatishmëri për diskutime dhe analiza krahasuese me praktikat në vendet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani, nuk është marrë vendim përfundimtar për ndryshimin e sistemit të pagesës.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshime për falimentim të qëllimshëm për të shmangur borxhe prej miliona eurosh, Policia Financiare ngrit kallëzime penale
Next Article Prokuroria: E papranueshme që të dëshmojnë pronari i “Puls” dhe djali i tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?