By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria Publike në mbikëqyrje në Institutin e Shëndetit Publik, për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria Publike në mbikëqyrje në Institutin e Shëndetit Publik, për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale
Maqedoni

Prokuroria Publike në mbikëqyrje në Institutin e Shëndetit Publik, për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale

admin
Last updated: 01/08/2024 13:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Prokuroria publike mbledh dokumentacion dhe bëhen biseda me persona të cilët mund të kenë njohuri për shkyçjen me energji elektrike të dhomave ku ruhen reagentët e testimit të sëmundjeve infektive dhe jo infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Siç informojnë nga Prokuroria, pas informatave në opinion se në Institutin e Shëndetit Publik dje qëllimisht është fikur energjia elektrike në dhomat ku ruhen reagentët e testimit të sëmundjeve infektive dhe jo infektive, Prokuroria Publike menjëherë ka formuar lëndë për të hetuar nëse në rastin konkret ka vepër penale.

“Për shkak të seriozitetit të pasojave të dëmshme të mundshme në shëndetin e njerëzve që mund të shkaktohen nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për krime kundër shtetit si sabotim, prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit nga qendrat hetimore të prokurorisë, kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet hetimore”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje shtojnë se po mbledhin dokumentacionin, bëhen biseda me persona të cilët mund të kenë njohuri për ngjarjen dhe bëhen të gjitha kontrollet e domosdoshme, ndërsa për rrjedhën e veprimeve të ndërmarra opinioni do të informohet.

Drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska, për MIA sot konfirmoi se po kontrollohet nëse ka reagentë të dëmtuar, pasi dje dikush i ka fikur frigoriferët në të cilat ruhen.

“Është e mundur që kjo të ketë ndodhur në periudhën nga ora 14:30 deri në 15:30. Frigoriferët dhe dhomat që kemi janë në hapësira të veçanta të mbyllura me çelës. Në këtë rast bëhet fjalë për një korridor të gjerë në të cilin ka laboratorë majtas dhe djathtas dhe në të cilin ka edhe tabela me siguresa për rrymë në frigoriferë. Fatmirësisht ne ishim ende në punë dhe pastruesja, e cila vjen pas largimit të punonjësve, ka vërejtur se ka problem me centralet, ka ngritur alarmin”, sqaroi drejtoresha në një deklaratë për MIA-n.

Aktualisht po hetohet nëse ka reagentë të shkatërruar, nga të gjithë po merren mostra, por ajo shpreson që të mos ketë dëme, pasi reagimi ka qenë shumë i shpejtë.

Sipas Andonovskës, është simptomatike, tha ajo, se janë përjashtuar vetëm ato që kanë të bëjnë me frigoriferët dhe dhomat, ku ruhen të gjithë reagentët për të gjithë vendin. Ajo shtoi se po ndërmerren masa të sigurisë për alarmim, ndërsa pas kësaj, ajo tha se do të kërkojë leje për vendosjen e kamerave nga MPB.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shërbimet administrative edhe nesër do të lëshojnë dokumente personale të gatshme për qytetarët
Next Article E mposhti Arsenalin në miqësore, Slot tregon se çka i pëlqeu te Liverpooli i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?