By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Maqedoni

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

admin
Last updated: 23/01/2025 15:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore. Këtë e ka bërë të ditur, zv/kryeprokurori i kësaj prokurorie, Valdet Gashi, derisa po prezantonte raportin vjetor të punës se kësaj prokurorie, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Anëtari i KPK-së, Arian Gashi, pyeti se pse ka një disbalancë mes lëndëve të kryera të disa prokurorë, duke thënë se disa prej tyre kanë kryer vetëm gjysmën e lëndëve që kanë në punë, e disa prej tyre dyfishin e tyre, duke qenë se PSRK-së iu kanë shtuar 9 prokurorë të rinjë.

Për këtë, zv/kryeprokurori Gashi u përgjigje duke thënë se prokurorët e rijnë kanë filluar punën në qershor të vitit të kaluar dhe janë angazhuar me hetimin e kontratave njëburimore.

Sipas tij, po hetohen 1 mijë e 600 kontrata njëburimore për të cilat tha se nuk ka informacione dhe duhet të analizohen, për çka tha se janë aktivizuar dhe janë duke pritur informata nga Policia.

Ai ka thënë se këto raste kanë krijuar këtë disbalancë mes prokurorëve.

Gashi bëri të ditur se Prokuroria Speciale, në 2024 ka bartur 1 mijë e 757 lëndë nga viti 2023, dhe janë pranuar 489 lëndë të reja. Ai tha se në 2024 janë zgjedhur 288 lëndë, apo 58.9 % e lëndëve të pranuara.

Gashi tha se në 2023 puna e kryerjes është me e lartë, por në 2024 janë ballafaquar më sfida siç është ndryshimi i ligjit për PSRK-në, siç ka vendosur edhe disa pozita për zyrtarë që më herët kanë qenë në Themelore.

Ushtruesi i detyrës se Kryeprokurori të Shtetit Besim Kelemendi, tha se në këtë raport mungojnë të dhëna për përqindjen e normës se kryer nga prokurorët. Ai shtoi se e përgëzon PSRK-në për punën, por foli për efikasitetin e prokurorëve të ri, për çka tha se mund të jetë më i mirë duke sugjeruar të mbahen diskutime me këta prokurorë.

Gashi tha se beson që prokurorët do të tregojnë efikasitet në 2025-ën.

Zv/kryeprokurori u pyet edhe nëse ka aktakuza për shpëlarja e parave, për të çka tha se ka aktakuza dhe aktgjykime dënuese, por aktualisht nuk janë në raport por mund të plotësohet.

Ai foli edhe për ligjin për kompetencat e zgjeruara, ku tha se aplikohet në gjithë ato raste ku vlerësohet.

Në lidhje me pushimet e hetimeve në rastet kur të përfshirë janë ministra të qeverisë aktuale, Gashi tha se për ta janë të parëndësishëm emrat, dhe se rastet trajtohen në mënyrë të paanshëm, duke shtuar se kjo përgjigje është dhënë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj pasi i është parashtruar pyetja në konferencën vjetore.

Me rekomandim që të plotësohet raporti brenda një jave me raportet plotësuese dhe punën e gjithë prokurorëve, më 10 vota për u aprovua Raporti i Punës se Prokurorisë Speciale. /BetimiprDrejtësi

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Walker viziton “Reporting House”: Kam qenë i interesuar për historinë e Kosovës gjatë 30 viteve të fundit
Next Article Pse peshku është më i mirë se mishrat e tjerë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?