By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Promovimi i librit “Të Burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999)”, Kurti: Në vitet e ’80-ta s’ka pasur popull tjetër me më shumë të burgosur politikë se ne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Promovimi i librit “Të Burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999)”, Kurti: Në vitet e ’80-ta s’ka pasur popull tjetër me më shumë të burgosur politikë se ne
Maqedoni

Promovimi i librit “Të Burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999)”, Kurti: Në vitet e ’80-ta s’ka pasur popull tjetër me më shumë të burgosur politikë se ne

admin
Last updated: 17/12/2024 10:50
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999), botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se libri përmbledh histori personale të ish-të burgosurve politikë, burra dhe gra, të cilët jetuan dhunën, shtypjen dhe torturën në ish-Jugosllavi (1945-1999).

Përmes intervistave dhe dokumentimit historik, libri shqyrton strategjitë shtetërore të përndjekjes dhe shtypjes politike, përvojat e burgosjes, torturës dhe mbijetesës në izolim, rolin e rezistencës politike dhe aktivizmit për paqe dhe barazi, dhe kujtesën e disidencës dhe ndikimin e saj në historinë bashkëkohore.
Kryeministri Kurti, tha se botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë në një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata.

Ai përgëzoi profesorët Vjollca Krasniqi, Eli Krasniqi dhe Durim Abdullahu dhe të gjithë të intervistuarit për kontributin e tyre në finalizimin e këtij libri.

“… Duke qenë edhe vetë i burgosur i ndërgjegjes, besoj që botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata. Besohet që diku bëhet fjalë për 666 shekuj në burg që nga përfundimi i luftës së dytë botërore e deri tani.

Unë po vij tash në Prishtinë prej dy vizitave në dy ish-Republikat e Jugosllavisë, në Kroaci edhe në Slloveni, dhe është interesant që këto janë dy republika me të cilët ne kemi qenë edhe në të dy Jugosllavit, edhe në Jugosllavinë monarkike edhe në Jugosllavinë e AVNOJ-it, por njëkohësisht edhe pjesë e Jugosllavisë së Tretë teksa shpërbëhej Jugosllavia si e tillë, Jugosllavia e Millosheviqit dhe Zhablakut, Kushtetutës së Zhablakut, dhe shqiptarët në vitet e 80-ta kanë qenë populli me numrin më të madh të të burgosurve politikë për popullsinë në Evropë”, tha ai.

“Në Evropë nuk ka pasur në vitet e ’80-ta asnjë popull tjetër që ka pasur më shumë të burgosur politikë sesa ne. Dhe kur po them shqiptarët, po mendoj para se gjithash shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm edhe ata në Maqedoninë e Veriut sot, në Luginën e Preshevës, e në Mal të Zi që e kanë pasur në një mënyrë joformale Prishtinën kryeqytet, për shkak të universitetit, kanë përbërë grupin më të madh të të burgosurve politikë në Evropë, se lerë më në ish-Jugosllavi.

E në këto republika, ku isha unë tash, në Stara Gradishk, në Lepogllavë, në Goli Otok, e më herët edhe në Foça të Bosnjë dhe Hercegovinës, janë edhe vende të burgjeve. Mund ta merrni me mend se si ka shumë shqiptarë, të cilët kanë kaluar me vite të tëra në një qytet pa e parë kurrë atë qytet, se kanë qenë veç në burg”, u shpreh Kurti.

Ai tutje tha një version shumë më të vogël sesa shumë prej ish-burgosurve politikë që janë e këtu, e kam përjetuar edhe vetë këtu.

“Kanë qenë një vit në Pozharec, pa shkuar në Pozharec kurrë, kam qenë një vit në Çupri, pa shkuar në Çupri kurrë, kam qenë tre muaj në Nish, pa shkuar në Nish kurrë”, tha ai.

“Ka pasur organizime ilegale të shqiptarëve, mandej arrestime të tyre, persekutime, dhe më pastaj kur kanë dalë nga burgu siç ka thënë baca Adem, Adem Demaçi, ‘Po dal prej burgut të vogël në burgun e madh’, dhe prapë nuk kanë mundur që të flasin lirshëm sikurse atëherë kur ka qenë periudha e paraburgut. Pra, nuk kanë mundur të flasin lirshëm, kanë përfunduar në burg, kanë dalë prej burgut të vogël në burgun e madh, prapë nuk kanë mundur të flasin lirshëm”, u shpreh Kurti.

“…. E këtu interesant, nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia, një gjë që vërejta është se ndoshta ne shqiptarët e kemi pasur organizimin ilegal një çikë më të kollaj se të tjerët, se gjuha jonë nuk është mësuar prej tjerëve. Pra, për organizim ilegal ka qenë më mirë të flitet shqip.

Pra, në masë konsiderueshme ne e kemi  ditë gjuhën e tyre, ata nuk e kanë ditur gjuhën tonë. Dhe, fakti që nuk e kanë ditur gjuhën tonë na e ka lehtësuar pak organizimin tek ne. Por, në anën tjetër, është evidente që ne i kemi pasur arsyet shumë më të mëdha për organizimin e  ilegales se të tjerët. Në mbledhjen e AVNOJ-it, për shembull pavarësisht partizanëve shqiptarë në atë kohë, shqiptarët e Kosovës nuk janë ftuar, e të mos flasim për periudhën e reformave agrare, kolonializmit atëherë midis dy Luftërave Botërore, se për Aparteidin në vitet e 90-ta, pas suprimimit të autonomisë kur vjen edhe okupimi klasik”.

You Might Also Like

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani

Kasami takon ambasadorin e Italisë Paolo Palminteri: Promovimi i kulturës italiane dhe bashkëpunimi ekonomik fokus i takimit

Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela ftohtë dhe borë në male

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ansambli i këngëve dhe valleve për fëmijë “Shqipet e Vogla” mban koncertin e fundvitit
Next Article Kontratë me 10 milionë euro në vit, Dybala në janar largohet nga Roma dhe befason të gjithë me kontratën e re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford
Sport
Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni
Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni
Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?