By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozim ligji i plotësuar për energjetikë në seancë plenare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozim ligji i plotësuar për energjetikë në seancë plenare
MaqedoniTOP LAJM

Propozim ligji i plotësuar për energjetikë në seancë plenare

admin
Last updated: 14/05/2025 09:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 48-të si dhe vazhdimin e seancës së 47-të. Propozim- ligji i plotësuar për energjetikë, në lexim të dytë është në rend dite të seancës së 48-të ku do të vendoset edhe për propozimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital në sigurimin pensional.

Për propozim- ligjin për energjetikë gjatë debatit në komision janë pranuar 61 amendamente nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Përfitimet kryesore të ligjit, sipas Ministrisë së Energjetikës janë një treg i liberalizuar, transparent dhe konkurrues i energjisë elektrike që do të thotë më shumë zgjedhje dhe çmime më të drejta për konsumatorët, si dhe futje e matësve inteligjentë të cilët lejojnë matjen e saktë të konsumit real të energjisë elektrike dhe mbikëqyrje ndaj konsumatorit në baza ditore. Gjithashtu, mbështetje për koncepte të reja si komunitetet e energjisë dhe modelet aktive të menaxhimit të kërkesës, rritja e likuiditetit të tregut dhe qasja në burime të shumta të furnizimit për ekonominë si dhe mundësi të barabarta investimi për të gjithë dhe stabilitet infrastrukturor, përmes investimeve në sistemet e magazinimit dhe digjitalizimit të sistemeve.

Gjithashtu, para deputetëve në seancën e 48-të janë edhe propozim- ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në lexim të dytë, Ligjit për armët në procedurë të shkurtuar dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale në lexim të parë.

Ndër pikat e rendit të ditës të seancës së 47-të janë edhe Projekt- vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, si dhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urban, të dyja në procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të duhet të debatojnë edhe për Propozim- ligjet për ndryshim në Ligjin për transportin rrugor, Ligjin për orarin e punës së punëtorëve mobilë në trafikun rrugor dhe pajisjet regjistruese në trafikun rrugor, Ligjin për varrezat dhe shërbimet funerale, Ligjit për planifikimin urban, Ligjin për ndërtim, Ligjin për transportin e materialeve të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor, Ligjin për pastërtinë publike, Ligjin për kulturë, Ligjin për menaxhimin e pronës së konfiskuar, përfitimeve pronësore dhe objekteve të sekuestruara në procedurat penale dhe kundërvajtje dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Syrija Rashidi: Lëvizja e ASH-së po shitet si mister, por mund të rikthejë Ali Ahmetin në kalë të bardhë
Next Article Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?