By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike
Maqedoni

VLEN: Edhe një premtim i përmbushur, gjithsej 600 specializantë në shëndetësinë publike

admin
Last updated: 31/07/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkuo, 31 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka deklaruar se premtimi për punësimin e 600 specializantëve privatë në shëndetësinë publike po hyn në fazën e realizimit, pas vendimit të Qeverisë për punësimin e grupit të dytë prej 300 mjekëve të rinj. Në një konferencë për media, Beqiri tha se grupi i parë prej 300 specializantësh tashmë është përfshirë në sistemin publik shëndetësor, ndërsa procesi për grupin e dytë pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

“Ky është një hap i rëndësishëm për 300 mjekë të rinj, të cilët specializimin e kanë nisur me shpenzimet e tyre dhe tani do të bëhen pjesë e sistemit publik shëndetësor”, deklaroi Beqiri.

Sipas saj, përfitim nga ky proces do të kenë edhe spitalet që për vite përballen me mungesë të kuadrit specialistik. Përparësi do t’u jepet spitaleve të përgjithshme dhe klinike jashtë Shkupit, si dhe fushave ku mungesa e mjekëve është më e theksuar.

Beqiri theksoi se ky ndryshim është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës dhe komunave të tjera, të cilët shpesh detyrohen të udhëtojnë drejt Shkupit për shërbime specialistike.

Ajo shtoi se krahas investimeve infrastrukturore në shëndetësi, përfshirë investimin prej 74 milionë eurosh në Spitalin Klinik të Tetovës dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë, prioritet mbetet edhe fuqizimi i burimeve njerëzore.

“Spitalet nuk kanë nevojë vetëm për ndërtesa dhe pajisje, por kanë nevojë për mjekë. Ne premtuam punësimin e 600 specializantëve dhe po e përmbushim këtë zotim”, tha deputetja e VLEN-it.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone
Next Article Mickoski demanton: Qeveria nuk ka plan për shfuqizimin e shtyllës së dytë pensionale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?