By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë
Shqipëri

Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë

admin
Last updated: 09/02/2024 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rekursi i Prokurorisë së Posaçme e cila kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit do të mbahet më 5 mars në orën 12.30.

Rekursi i SPAK për Malltezin do të shqyrtohet nga Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda.

Në rekursin e dorëzuar Gjykatës së Lartë, dy prokurorët e çështjes u shprehën se ai kreu korrupsion duke bashkëpunuar me funksionarin më të lartë të kohës.

“Konkretisht me ish-kryeministrin Sali Berisha”, theksuan dy prokurorët, sipas të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se janë cenuar themelet e shoqërisë në strukturat më të larta.

Prokurorët theksuan se mbajnë parasysh në këtë rekurs edhe vlerën e lartë të parave që dyshohet se u pastruan, kohështrirjen e aktivitetit kriminal dhe që sipas tyre i çon në konkluzionin se Gjykata e Apelit nuk e respektoi ligjin kur zbuti masën nga arrest me burg, në arrest shtëpie.

Dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai që po hetojnë dosjen Partizani, i thanë Gjykatës së Lartë se Shqipëria vuan ende nga nivelet e larta të korrupsionit, në shumë fusha dhe po sipas tyre është kjo arsyeja se përse qeveria shqiptare e ka vendosur këtë luftë në listën e përparësive më të rëndësishme të politikës së saj.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Malltezin. Nga ana tjetër ai dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjenden predha të vjetra luftarake në Xibrakë
Next Article Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?