By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë
Shqipëri

Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë

admin
Last updated: 08/10/2024 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjatë takimit me fermerë të qarkut të Tiranës, ku u prezantua “Skema Kombëtare e Investimeve”, me fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falënderoi të gjithë punonjësit e policisë, zjarrfikëses dhe të pastrimit, të cilët ishin në krye të detyrës një natë më parë, për të kthyer qytetin në normalitet pas protestës së opozitës.

Veliaj tha se pakica që u përpoq të shkatërronte dje qytetin, nuk përfaqëson demokratët që e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa.

“Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. Dua të falënderoj, së pari të gjithë ata që ishin në rreshtin e parë për të kufizuar dëmin dhe pastaj, për të rikuperuar dëmet. I falënderoj nga zemra sepse në kohë rekord e rikthyen qytetin në normalitet, aq sa sot nuk dukej asnjë shenjë prej tërbimit të djeshëm. Them tërbimit sepse nuk besoj se ata janë demokratët. Përkundrazi, ata nuk përfaqësojnë demokratët! Ne demokratët i kemi komshinj, janë njerëz për së mbari. Ata që ishin dje nuk janë demokratët e vërtetë. Demokratët e vërtetë e duan Shqipërinë si gjithë Evropa dhe Tiranën, gjithmonë e më shumë, e shohin si gjithë Evropa”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana e djeshme nuk ishte ajo që i mirëpret të gjithë në mënyrë dinjitoze, dhe për këtë i kërkoi ndjesë kujtdo që pati probleme.

“Vajzës së vogël, që lindi dje në trafik, i kërkoj ndjesë! I kërkoj ndjesë sepse Tirana nuk i mirëpret kështu fëmijët. Tirana i mirëpret me çekun e bebes, me shportën e të sapolindurit, i pret në mënyrë shumë më dinjitoze se sa dje. Falënderoj të gjithë ata që, teksa sot në mëngjes fillojmë jetën në normalitet, mbrëmë e gdhinë bashkë me mua, për t’u siguruar që Tirana i kthehet rutinës. Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve. Shumë e rëndësishme që këto fonde, për të cilat po flasim sot, të mos pakësohen, nuk duhet që qyteti të investojë në riparimin e vandalizmit dhe ndërkohë të shkurtojë nga bujqësia apo nga fonde të tjera shumë të nevojshme. Ka mënyra shumë më të mira për ta përdorur paranë publike, se sa duke rregulluar dëmet e një çmendurie të një pakice që nuk përfaqëson demokratët e vërtetë”, u shpreh Veliaj.

You Might Also Like

Balla: Masakra e 4 Shkurtit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës

Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues për pagat e magjistratëve të zhvillohet pa ndikime

Përfundon ndërtimi i argjinaturës në zonën e Karavastasë

Shqipëria merr kryesimin e Komitetit Këshillimor Rajonal i Kërkim‑Shpëtimit Aeronautik

Tabaku në SHBA: Në fokus të takimeve lufta kundër krimit, klima e biznesit dhe siguria e investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor
Next Article Shaqiri, Kuzevskës: Tërhiqeni ligjin për “branitellat”, ulemi dhe bashkërisht përpilojmë ligj ku do të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford
Sport
Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni
Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni
Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?