By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet
Shqipëri

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

admin
Last updated: 06/04/2026 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 prill, argument.mk/ – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut, pas faktit që nuk u lejohet të mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre.

Bardhi shkruan se shqipja nuk negociohet. “Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo është një e drejtë e fituar me gjak dhe që nuk mund të negociohet”, shkruan Bardhi.

“Mbështes plotësisht protestën legjitime të studentëve, sepse gjuha është historia, është gjaku, është kujtesa. Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe, ka problem drejtësie. Për secilin prej tyre, gjuha shqipe është identitet”, vijon Bardhi.

“Shqipja nuk negociohet!

I bëj thirrje Qeverisë Shqiptare që të marrë menjëherë masa për të ndërhyrë pranë autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të shmanget kthimi pas në kohë të errëta. Rruga e dy vendeve tona fqinjë është e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Por, në çdo rast, Republika e Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, përfundon Bardhi.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë
Next Article “Askush nuk interesohej për mua” – Lisa Kudrow tregon se ndihej e nënvlerësuar gjatë kohës së transmetimit të serialit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?