By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave
Maqedoni

Protestë në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor hap rrugën për hetimin e ankesave

admin
Last updated: 08/10/2026 17:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor pranon parashtresën e administratës kundër kryetares së Gjykatës së Kumanovës

Kumanovë, 8 tetor, argument.mk/ – Këshilli Gjyqësor, me 8 vota “pro” dhe 2 “kundër”, ka pranuar parashtresën e administratës gjyqësore kundër kryetares së Gjykatës Themelore të Kumanovës, Snezhana Manev.

Nga gjithsej 90 të punësuar në administratën e gjykatës, 75 kanë nënshkruar parashtresën. Punonjësit më herët kanë protestuar para gjykatës, duke shprehur pakënaqësi lidhur me atmosferën dhe kushtet e punës.

Sindikata UPOZ pretendon se kryetarja Manev ka ushtruar mobing ndaj të punësuarve, si dhe se ka përdorur fyerje personale dhe fyerje mbi baza kombëtare ndaj punonjësve.

Pas pranimit të parashtresës, Këshilli Gjyqësor ka formuar një grup pune, i cili do t’i verifikojë pretendimet e administratës dhe do të shqyrtojë situatën në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Kryetarja e gjykatës, Snezhana Manev, i ka mohuar akuzat. Ajo ka pretenduar se pas protestës qëndrojnë disa punonjës të cilët më parë janë ndëshkuar për kryerje të papërgjegjshme të detyrave të tyre.

Manev ka deklaruar se nga të gjithë të punësuarit kërkon angazhim maksimal në kryerjen e detyrave dhe se nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për funksionimin e gjykatës.

Grupi i punës i formuar nga Këshilli Gjyqësor pritet të shqyrtojë pretendimet e të punësuarve dhe të konstatojë gjendjen në gjykatë përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Celibashi: Zgjedhjet vendore 2027 do të monitorohen gjatë gjithë ciklit zgjedhor
Next Article Aksidenti i Llaskarcës rikthehet në Apel, më 10 dhjetor shqyrtohet sërish rasti “Durmo Turs”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?