By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestojnë banorët e Lubotenit, kërkojnë që toka e tyre t’i merret koncesionerit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protestojnë banorët e Lubotenit, kërkojnë që toka e tyre t’i merret koncesionerit
MaqedoniTOP LAJM

Protestojnë banorët e Lubotenit, kërkojnë që toka e tyre t’i merret koncesionerit

admin
Last updated: 17/11/2024 16:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 nëntor – Në fshatin Luboten është mbajtur protestë për të kundërshtuar punimet e filluara nga ana e Nexhmedin Fazliu, pronar i autoshkollës Ardi, i cili siç thanë banorët për dy vite po terrorizon psiqikisht një fshat të tërë me veprimet e tij. Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit, theksoi se kjo tokë i takon fshatit mirëpo Fazliu, e ka uzurpuar këtë tokë për përfitime personale. Kjo siç tha Imeri, shihet nga kontrata dhe procesverbali i mbajtur nga njerëz në zyrat e tyre pa mos e verifikuar se si qëndron çështja në realitet me tokën.

Kryetari i Bashkësisë Lokale theksoi se kjo tokë edhe pse ka qenë në koncesion të Nexhmedin Fazliu, ai nuk ka punuar asgjë, madje kur është dashur të bëhet park nga ana e fshatarëve ai ka ndërhyrë duke thënë që do ta punojë tokën.

“Kjo mënyrë e shfrytëzimit të kësaj toke ka vazhduar deri në fund të vitit 2022, edhe pse personi Nexhmedin Fazliu, e ka patur në koncesion tokën, ai as edhe një sekond nuk e ka punuar këtë tokë. Që nga fillimi i vitit 2023 kur me vetëfinansim dhe vetë iniciativë ne si fshat pastruam vendin për të bërë një park të bukur për ta shfrytëzuar të gjithë qytetarët, në këtë rast u paraqit personi i lartëpërmendur duke paguar njerëz për të krijuar probleme mes fshatarëve dhe kinse për të filluar të punojë.”

Për të mos krijuar probleme mes fshatarëve, ata thanë që për zgjidhjen e kësaj çështje e filluan rrugën procedurale me dokumentacione për të prishur kontratën e koncesionit të Fazliut me të drejtë. Edhe pse kërkesat u dërguan dhe takimet u mbajtën, ata potencuan se prap nuk morën përgjigje ashtu siç duhet.

“Në takimin që kishim me ish ministrin e bujqësisë Lupco Nikolovski si dhe drejtorin e inspektoriatit të bujqësisë Jane Stankovski, u dakorduam se ka pika në të cilët mund të prishet kontrata por ajo ishte vetëm fjalë momentale sepse i njëjti ministër nuk bëri asgjë, madje edhe vlersoi se toka duhet t’i jepet atij.”

Kryetari i Bashkësisë Lokale, theksoi se Fazliu po gënjen duke thënë se do të ndërton her poligon, restorant ose pompë të benzinës.

Edhe pse sot protesta ishte e qetë përseri forcat e policisë ishin të pranishëm ndërkaq, për protestat e ardhshme, banorët theksuan se nuk do të jenë të përgjëgjshëm se çfarë do të mund të ndodhë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Teuta Selimi ndahet nga bashkëshorti
Next Article Taksisti kosovar rrihet nga një person në Aeroportin e Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?