By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pulov: Europol, bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore kundër krimit dhe terrorizmit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pulov: Europol, bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore kundër krimit dhe terrorizmit
Shqipëri

Pulov: Europol, bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore kundër krimit dhe terrorizmit

admin
Last updated: 25/06/2025 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i drejtorit ekzekutiv të EUROPOL, Iliya Pulov, ishte i pranishëm sot në Berat, ku u mbajt mbledhja e Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë së Evropës Juglindore (SEPCA).

Gjatë fjalës së tij, Pulov theksoi mbështetjen afatgjatë që EUROPOL i ka ofruar SEPCA-s, duke qenë një partner i vazhdueshëm në aktivitetet e saj dhe në rotacionin e presidencës. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të adresuar sfidat që lidhen me krimin e organizuar dhe terrorizmin në rajon.

“Rajoni i Evropës Juglindore është një zonë me rëndësi strategjike për mbështetjen që jep Bashkimi Evropian për sigurinë në gjithë kontinentin. EUROPOL ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha vendet anëtare të SEPCA-s, përveç Bullgarisë dhe Rumanisë që janë tashmë pjesë e BE-së”, deklaroi Pulov.

Ai shtoi se të gjitha vendet e SEPCA-s kanë qasje në shkëmbimin e informacionit, përdorimin e aplikacioneve operative, përfshirjen e oficerëve ndërlidhës dhe pjesëmarrjen aktive në takime dhe operacione të përbashkëta.

Pulov vlerësoi rritjen e nivelit të angazhimit të vendeve anëtare të SEPCA-s gjatë viteve të fundit, veçanërisht në kuadër të dy task-forcave të krijuara për luftën kundër migracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe përdorimit të kanaleve kriminale.

Si shembull konkret, ai përmendi operacionin e zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, ku me mbështetjen e EUROPOL dhe përfshirjen e autoriteteve nga 26 vende, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, u arrestuan rreth 300 persona dhe u sekuestruan mbi 200 armë. Në kuadër të këtij operacioni u krijua edhe një grup i posaçëm operativ në Sarajevë.

“Në një shoqëri pa kufij dhe gjithnjë e më të digjitalizuar, është thelbësore të bashkojmë forcat dhe të ndajmë informacionin për të luftuar rrjetet kriminale”, përfundoi Pulov.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”
Next Article Tre mënyra efektive për të disiplinuar fëmijët pa u bërtitur dhe pa i ndëshkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?