By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punësimi i të rinjve shqiptarë të shihet si premtim elektoral apo kthesë strategjike?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Punësimi i të rinjve shqiptarë të shihet si premtim elektoral apo kthesë strategjike?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Punësimi i të rinjve shqiptarë të shihet si premtim elektoral apo kthesë strategjike?

admin
Last updated: 14/05/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Në prag të shpalljes së zgjedhjeve lokale, një deklaratë e fortë politike ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Zeqirija Ibrahimi, një nga drejtuesit e VLEN-it, njoftoi se rreth 2500 të rinj dhe të reja shqiptarë pritet të punësohen si pjesë e një kontingjenti prej 10.000 vendeve pune që do të realizohen para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Sipas tij, kjo është një përpjekje për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Kjo deklaratë duhet parë në dy plane si instrument politik që zakonisht përdoret para zgjedhjeve dhe si mundësi reale zhvillimore, gjë për të cilën vërtetë kanë nevojë të rinjtë e rejat e këtij vendi, shkruan Zhurnal.

A duhet të shpresojnë të rinjtë?

Në prag të shpalljes së zgjedhjeve lokale, një deklaratë e fortë politike ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Zeqirija Ibrahimi, një nga drejtuesit e VLEN-it, njoftoi se rreth 2500 të rinj dhe të reja shqiptarë pritet të punësohen si pjesë e një kontingjenti prej 10.000 vendeve pune që do të realizohen para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Sipas tij, kjo është një përpjekje për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Kjo deklaratë duhet parë në dy plane: si instrument politik dhe si mundësi zhvillimore.

Nga njëra anë, përfshirja e drejtpërdrejtë e çështjes së punësimit në një kontekst elektoral nuk është praktikë e re në hapësirën politike shqiptare. Premtimet për vende pune para zgjedhjeve janë shpesh pjesë e strategjive për të fituar mbështetje, dhe për këtë arsye marrin shpesh ngjyrime të forta propagandistike.

Nga ana tjetër, përfshirja e qindra të rinjve në tregun e punës përfaqëson një mundësi reale për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në vend. Nëse këto punësime realizohen në mënyrë transparente, mbi bazë merite dhe me garanci për qëndrueshmëri, atëherë mund të shënojnë një kthesë pozitive për një brez që përballen me mungesë perspektive dhe tendencë të vazhdueshme për emigrim.

Ajo që mbetet thelbësore është mënyra e zbatimit të kësaj nisme. Nëse ajo realizohet me qëllim të përkohshëm elektoral, rrezikon të shkaktojë më shumë dëm se sa dobi, duke rritur zhgënjimin dhe mungesën e besimit te institucionet e vendit. Në të kundërt, nëse nisma ndërtohet si pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillim ekonomik dhe përfshirje të të rinjve në jetën publike, mund të shërbejë si model për politika të qëndrueshme.

Në një realitet ku çdo vend pune është një preventivë e një të riut më pak drejt emigrimit, kjo nismë duhet të trajtohet me kujdes, llogaridhënie dhe përkushtim. Përndryshe, do të mbetet vetëm si një tjetër premtim në radhën e gjatë të retorikës politike parazgjedhore.

Papunësia bie në nivel rekord – vetëm 11.9% –

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” më herët pati thënë se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme. Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%. Ai ka theksuar se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt.

“Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, pati deklaruar Durmishi muaj më parë.

Ministri gjithashtu është shprehur se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Ky është lajm i mirë dhe shpresdhënës për të gjithë ata të rinj që kanë ndarë mendjen të qëndrojnë brenda vendit, pasi do duhet të merren me brengat tjera pasi çështja e punësimit të tyre nuk është më çështje delikate dhe pa zgjidhje. Për faktin se niveli i papunësisë sa shkon e ulet më shumë.

Prandaj, institucionet e shtetit nëse vërtetë duan ta ndalin migrimin e të rinjve mekanizmat i kanë në duar, të krijojnë ambient të sigurt dhe meritokraci absolute, të funksionojë drejtësia dhe institucionet e shtetit pa dallime etnike e partiake. Secili qytetarë të ndihet i sigurt dhe i kënaqur me vendin e vet e në vend të vet.

Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO: Taravari të tregojë, si e shantazhoi BDI
Next Article Gjykata e Lartë shfuqizon dënimin për Vasil Jovanovin për tregti me lëndë narkotike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?