Shkup, 1 shkurt – Për punëtorët flitet shpesh, por rrallë herë flitet për “armën” mbrojtëse të punëtorëve që është ligji për marrëdhënie të punës. Në fakt, ekziston ky ligj por pak më respektohet, e më keq se kaq edhe ligji ashtu si është nuk është i përshtatshëm mjaftueshëm për punëtorët. Prandaj, edhe duhen reforma të thella në këtë ligj në mënyrë që punëtorët të jenë të mbrojtur, të përfaqësuar dhe të mos shtypen. Por, këto reforma që po pritet të bëhen siduket më shumë dëmtojnë punëtorët sesa ndihmojnë. Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov lidhur me paralajmërimet për Propozim ligjin për angazhim në punë të personave për kryerje të punëve të natyrës së përkohshme dhe të rastit për disa veprimtari të caktuara, konsideron se është e palejueshme në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të formalizohet ekonomia joformale. Nga ana tjetër që rrogat të jepen në dorë apo në zarfe nuk është gjë tjetër pos përdhosje e dinjitetit të punëtorëve, shkruan Zhurnal.
Trendafillov: Me “rrogë në zarf” do të jetë e paqartë ekzistenca e punëtorëve, eliminohet edhe Ligji për marrëdhënie të punës –
Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov lidhur me paralajmërimet për Propozim ligjin për angazhim në punë të personave për kryerje të punëve të natyrës së përkohshme dhe të rastit për disa veprimtari të caktuara, konsideron se është e palejueshme në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të formalizohet ekonomia joformale.
Sipas Trendafillovit, është humbëse të propozohet ligj me të cilin do të eliminohet Ligji për marrëdhënie të punës. Me zgjidhjen e tillë ligjore, siç theksoi, punëtorët bëhen robër modern të cilëve do t’u paguhen kontribute prej rreth 290 denarë në ditë, ndërsa punëdhënësi do t’i angazhojë dhe largojë kur të dëshirojë.
“Është e palejueshme në Maqedoni në shekullin 21, në një vend kandidat për anëtarësim në BE, të kthejmë dhe të formalizojmë ekonominë joformale. Përse? Për shkak se dëshirojmë gjithçka që është e paligjshme në këtë shoqëri ta bëjmë të ligjshme dhe në atë mënyrë të themi se tashmë nuk kemi dukuri joligjore. Është humbëse të propozoni logj me të cilin do ta eliminoni Ligjin për marrëdhënie të punës. Është humbëse të jepni deklarata dhe të thoni se zgjidhja e këtillë ligjore do të përhapet në të gjitha vendet e tjera të punës, përkatësosht në të gjitha veprimtaritë e tjera”, deklaroi Trendafillov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Për LSM0në është e palejueshme plotësosht të ndërkikohen gjërat në kushte kur punëdhënësit refuzojnë të japin madje edhe vendime për çdo shfrytëzim të pushimit vjetor për punëdhënësit.
“Dëshirojnë të japin një vendim në vit, ndërsa tani do t’i punësojnë në bazë ditore. Në të vërtetë ata punëtorë nuk do të kenë kontrata pune, nuk do të dinë çka të bëjnë me ekzistencën e tyre, nuk do të mund të marrin kredi, nuk do të kenë kurfarë garancw për familjen e tyre. Nëse ligji zbatohet në atë mënyrë, propozuesit le të punojnë të parët, e më pas të tregojnë se si është”, deklaroi Trendafillov.
Cili është qëllimi i ligjit për marrëdhënie të punës?
Qëllimi i ligjit është përfshirja e punëtorëve në procesin e punës si dhe sigurimi i zhvillimit të harmonizuar të këtij procesi, me çrast respektohet e drejta e punëtorëve për lirinë e punës, dinjitetin dhe mbrojtjen e interesave të punëtorëve në marrëdhënien e punës.
Në dispozitën e përgjithshme të këtij ligji në nenin 1 thuhet: Me këtë ligj rregullohen marrëdhëniet e punës ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, që themelohen me lidhjen e marrëveshjes për punësim. Marrëdhënia e punës rregullohet me këtë dhe me ligj tjetër, me marrëveshjen kolektive dhe marrëveshjen për punësim.
Ndërkaq, rregullimi i marrëdhënieve të punës përcaktohet me nenin 3 të këtij ligji i cili thotë: (1) Ky ligj i rregullon edhe marrëdhëniet e punës të punëtorëve të punësuar në organet e pushtetit shtetëror, organet e njësive të vetadministrimit lokal, institucionet, ndërmarrjet publike, entet, fondet, organizatat dhe të personave të tjerë fizikë e juridikë të cilët punësojnë punëtorë, nëse me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe. (2) Marrëdhënia e punës mund të shuhet vetëm në mënyrë dhe kushte të përcaktuara me ligj dhe me marrëveshje kolektive. (3) Në marrëdhënien e punës secila palë obligohet ti plotësojë të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e përcaktuara dhe të kontraktuara.
Megjithatë, siguria dhe shëndeti gjatë punës (SSHP) paraqet një prej rregullave themelore të punëtorëve, që është përcaktuar si e tillë në kuadër të konventave të Organizatës ndërkombëtare të punës, në legjislaturën e Bashkimit Evropian, Deklaratën sociale Evropiane të Këshillit të Evropës, kurse e njëjta është garantuar si e drejtë edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, si e jashtëzakonshme dhe komplekse dhe para se gjithash edhe sferë multi-sektoriale dhe multi disiplinore, është e rregulluar me një numër të madh të akteve ligjore dhe nënligjore, kurse për zbatimin dhe implementimin e tyre është e domosdoshme të ketë koordinim, komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe organeve të ndryshme, partnerëve social si dhe subjekte tjera relevante. Kështu thuhet në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, që në fakt praktika nuk përputhet në tërësi me këtë që thuhet në teori dhe në letër. /Zhurnal.mk