By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punohet për zgjidhje të re sistematike për sistem funksional për ballafaqim me krizat, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Punohet për zgjidhje të re sistematike për sistem funksional për ballafaqim me krizat, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski
Maqedoni

Punohet për zgjidhje të re sistematike për sistem funksional për ballafaqim me krizat, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski

admin
Last updated: 22/01/2025 14:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Duhet kohë për të pasur zgjidhje sistematike për përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe tërmeteve në vend, si dhe për të krijuar një institucion funksional. Në periudhën e ardhshme, krahas zgjidhjeve ad hok që do të merren nga institucionet në fushën e parandalimit, do të krijojmë një sistem që do të jetë funksional dhe që në një, dy, tre vitet e ardhshme nga tani do të mund të përgjigjet sistematikisht ndaj të gjitha sfidave, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili është edhe kryetar i Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave.

Ai tha se në muajt e fundit grupet punuese kanë punuar për legjislacionin ligjor, më pas janë përcaktuar hapat e saktë që duhet të ndërmerren, duke parashikuar se cilat nene duhet të shfuqizohen dhe cilat ligje duhet të ndryshohen.

“Mendoj se rreth 19 ligje janë të lidhura me temën, për atë se si të krijohet një zgjidhje sistematike dhe puna e riorganizimit është kuptuar plotësisht dhe seriozisht. Për këtë arsye kemi mbledhjen e Komitetit Drejtues në janar, e jo në qershor siç është bërë më parë”, thotë Toshkovski.

Toshkovski theksoi se ekspertë të huaj janë angazhuar për zgjidhje të reja për funksionimin më të mirë të institucioneve që merren me zjarre, vërshime, tërmete dhe fatkeqësi të tjera, përvojat dhe njohuritë e të cilave do të ndihmojnë, siç thotë ai, në mbylljen e radhëve.

“Në Maqedoni, megjithatë, ka zjarrfikës të gatshëm, të përgjegjshëm, të trajnuar dhe kemi edhe kryetarë komunash që e kanë dëshmuar veten mirë në të kaluarën. Por kjo nuk është për shkak se shteti ka krijuar kapacitete, sepse ne kemi ende njerëz të ndershëm, profesionistë, të cilët brenda institucioneve të tyre i janë përgjigjur në mënyrë të duhur sfidave me të cilat jemi përballur, për shkak të aftësisë së tyre, dhe jo sepse kemi pasur zgjidhje sistematike” , thotë Toshkovski.

Ai theksoi se nevojitet ngritja e kapaciteteve, më shumë fonde, si dhe punë profesionale. Sipas tij, duhet të përcaktohet se kush do të ketë rol komandues gjatë zjarreve dhe Kushtetuta flet për gjendje të jashtëzakonshme dhe jo për krizë. Toshkovski thotë se një nga problemet e konstatuara nga ekspertët është pikërisht në atë fushë, pasi që përgjegjësitë e disa institucioneve mbivendosen, por ka edhe institucione jofunksionale si në aspektin material ashtu edhe në atë njerëzor. Rekomandimet janë që masat më të mëdha duhet të ndërmerren në fushën e parandalimit, që përfshin pastrimin e kanaleve, trajnimin e profesionistëve dhe krijimin e zonave mbrojtëse në pyje.

I pyetur për numrin e vogël të pilotëve në vend, Toshkovski njoftoi se do të hapet Qendër për trajnimin e pilotëve, me të cilën edhe kry problem do të tejkalohet, por jo për një kohë të shkurtër, sepse duhet kohë për të trajnuar pilotët.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për media tha se tre vite ka folur se sistemi për ballafaqim me krizat, sistemi për mbrojtje dhe shpëtim dhe Mbrojtja kundër zjarreve nuk janë mjaft funksionale. Ai thekson se nga kjo Qeveri sheh vendosmëri për tejkalim sistematik të këtij problemi.

“Do të thotë nga ana e kësaj Qeverie, ministri i Punëve të Brendshme si udhëheqës i Komitetit Drejtues i udhëheq këto procese, së bashku me zëvendëskryeministrin, Lupço Dimovski, i cili udhëheq një grup pune dhe çdo ditë punon me seriozitet në tejkalimin e dobësive sistematike”, thotë Angelov.

Ai theksoi se ky nuk është një proces i thjeshtë, ndërsa bashkimi i QMK-së dhe DMSH-së nuk duhet të jetë mekanike, nga dy institucione të pamjaftueshme funksionale të fitohet një, e cila do të jetë super jofunksionale. Angellov theksoi se duhet të formohet një institucion i ri i shëndetshëm, i cili do t’i bashkojë funksionet e dy institucioneve ekzistuese QMK dhe DMSH.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi miratoi disa zgjidhje ligjore
Next Article Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?