By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punonjësit e Samsung Electronics hyjnë në grevë për herë të parë ndonjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Punonjësit e Samsung Electronics hyjnë në grevë për herë të parë ndonjëherë
Teknologji

Punonjësit e Samsung Electronics hyjnë në grevë për herë të parë ndonjëherë

admin
Last updated: 07/06/2024 10:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një sindikatë e punëtorëve që përfaqëson dhjetëra mijëra punëtorë në Samsung Electronics në Korenë e Jugut ka hyrë në grevë, duke shënuar grevën e parë të tillë në historinë 55-vjeçare të gjigantit të prodhimit të çipave dhe telefonave.

Unioni Mbarëkombëtar i Samsung Electronics (NSEU) tha se 28 mijë anëtarët e tij, më pak se një e katërta e fuqisë punëtore totale të kompanisë në vend, do të organizojnë një grevë më 7 qershor, pas negociatave të dështuara mbi marrëveshjet e pagave dhe bonuseve.

Bëhet e ditur se menaxhmeti i kompanisë ka negociuar me sindikatat për paga prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur një zgjidhje.

Siç raportohet, ky divizion po përpiqet të rifitojë statusin e tij të mëparshëm, pasi thuhet se Samsung ka mbetur prapa konkurrentëve SK Hynix dhe Micron Technology në ofrimin e çipave të përdorur në procesorët e Inteligjencës Artificiale (AI).

Prodhuesi më i madh në botë i çipave ka pasur disa vite të vështira, shkruan CNN.

Një mungesë historike e çipave kompjuterikë gjatë pandemisë Covid u pasua nga rënia e kërkesës vitin e kaluar pasi kërkesa e konsumatorëve mbeti e ulët për shkak të pasigurisë ekonomike globale.

Por gjërat janë duke u përmirësuar për kompaninë për shkak të bumit të AI.

Ndryshe, muajin e kaluar Samsung raportoi një rritje më shumë se dhjetëfish të fitimit operativ të tremujorit të parë mes parashikimeve të kërkesës së lartë për AI dhe çipa të nivelit të lartë.

Shumica dërrmuese e mikroçipëve të avancuar në botë prodhohen vetëm në dy vende: Tajvan dhe Korenë e Jugut.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhunë psikike, fizike e tentim për goditje me mjet të mprehtë – rastet e dhunës në familje të raportuar në Polici
Next Article Mate Rimac zbulon veturën e projektuar nga vetë ai

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?