By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pyetja e dëshmitarëve, Dumani reagon pas kritikave të Ramës: Godina e re do të ketë pajisje audio dhe video
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pyetja e dëshmitarëve, Dumani reagon pas kritikave të Ramës: Godina e re do të ketë pajisje audio dhe video
Shqipëri

Pyetja e dëshmitarëve, Dumani reagon pas kritikave të Ramës: Godina e re do të ketë pajisje audio dhe video

admin
Last updated: 14/04/2025 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama se dëshmitë nuk kryhen sipas standardeve.

Gjatë fjalës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), ai tha se në godinën e re do të ketë pajisje audio dhe video gjatë seancave të dëshmisë.

“Në godinën e re janë planifikuar dhoma të veçanta për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të pandehurve, të pajisura me audio dhe video, elementë thelbësorë për garantimin e një procesi hetimor të standardizuar dhe transparent”, tha Dumani.

Në mbledhjen e grupit të PS, të mbajtur më 12 shkurt kryeministri Edi Rama kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen duke kritikuar institucionet për mungesën e tyre.

“Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë.

Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi.

I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letër. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne?

Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama më parë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri
Next Article One stop shop, projekt që përafron qytetarët e Maqedonisë së Veriut me ata të Kosovës!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?