By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj
Shqipëri

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Rama: Hapësirë moderne me laborator krijimtarie për fëmijë dhe të rinj

admin
Last updated: 26/08/2025 11:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga  punimet që po vijojnë në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Rama thekson se kjo Qendër “po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës”.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij investimi është krijimi i një skene të dyfishtë, që do të mund të përdoret si brenda godinës dhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë.

Kreu i Ekzekutivit shton se edhe nga jashtë godina do ketë formën e “një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin”.

Kryeministri shprehet se Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon.

Ky investim është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan dhe do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore, me fokus te zhvillimi i talenteve të rinj dhe edukimi i artit për fëmijët.

Gjithashtu është parashikuar ndërtimi i një punishteje të madhe, ku do të prodhohen kukulla dhe rekuzita për shfaqje, si dhe do të mund të shfrytëzohet nga të rinjtë dhe studentët e Akademisë së Arteve.

Kjo qendër do të ofrojë mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike, përfshirë aktrim, balet, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera, duke i mundësuar të rinjve të shfaqin dhe zhvillojnë talentet e tyre.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Denaj: Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore
Next Article Spiropali: Shenjtorja Terezë dhe poeti Migjen na ndezin krenarinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?