By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate
Shqipëri

Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

admin
Last updated: 23/06/2026 14:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Në Tiranë u zhvillua dita e 23-të e protestës jopartiake, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan më pas para Kryeministrisë, aty ku mbajtën edhe fjalimet.

Gjatë tubimit, protestuesit 5 kërkesat kërkesat e tyre ndaj qeverisë, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve dhe paketave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke rrethuar fillimisht Bashkinë, e duke vazhduar edhe në zona të tjera.

Protestuesit paralajmëruan gjithashtu një tjetër tubim nesër në orën 10:00 para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ku kanë ftuar edhe sindikatat t’u bashkohen.

Po ashtu gjatë fjalës së tyre ata i bënë thirrje edhe ambasadorit Eric Wendt, duke u shprehur se ata janë popull proamerikan dhe kanë nevojë për aleatët e tyre.

Kërkesat:

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

You Might Also Like

“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

Humb jetën në det një 50-vjeçar në plazhin e Durrësit

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Kapet në Dubai Jetmir Pepa, i njohur si Mir Pepa ose “Kazanova”, pritet ekstradimi në Shqipëri

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parlamenti miraton reformat për zhbllokimin e miliarda eurove nga BE-ja
Next Article ​Ky Ford GT40 i ‘rilindur’ nuk është aspak një Ford
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?