By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e re, Mickoski: Jam në komunikim me liderët e VLEN-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria e re, Mickoski: Jam në komunikim me liderët e VLEN-it
Maqedoni

Qeveria e re, Mickoski: Jam në komunikim me liderët e VLEN-it

admin
Last updated: 09/05/2024 15:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 maj – Qeveria e re do të formohet shumë shpejt, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij gjatë shpalljes së fitores në zgjedhje. Mickoski tha se ka qenë dhe është në komunikim me liderët e koalicionit VLEN për qeverinë e ardhshme dhe tha se do të bisedojë edhe me pari të tjera opozitare duke mos potencuar nëse zgjedhja e tij e parë do të jetë “ZNAM” ose “E Majta”.

“Shumë shpejt do të fillojmë negociatat me partitë e opozitës për formimin e koalicionit dhe qeverisë më të mirë për Maqedoninë tonë. Maqedonisë i duhet kulturë politike e nivelit më të lartë ku partitë do të respektohen dhe do të bashkëpunojnë për interesat shtetërore. Jam i bindur se do ta formojmë këtë qeveri sa më shpejt dhe procesi do të jetë transparent”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Komunikimin me Mickoskin e konfirmoi edhe kreu i Besës Bilall Kasami, nga sheshi Iliria në Tetovë ku festonte rezultatet e zgjedhjeve.

“Ne sapo kishim një komunikim me kryetarin e VMRO-së. Ne besojmë që sapo të kemi rezultatin e parë përfundimtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të ulemi dhe do të bisedojmë për harmonizimin e programit qeverisës në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare dhe besojmë se duke pasur parasysh numrat dhe një shumicë të sigurt, ne besojmë se qeveria e ardhshme mund të formohet shumë shpejt”, tha Bilall Kasami, kryetar i Besës, VLEN.

Shtetit i duhet stabilitet, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti me ton kërcënues kur u pyet nëse partia e tij është e gatshme të shkojë në opozitë, pasi shpalli epërsi ndaj VLEN në disa komuna. Ahmeti ftoi Mickoskin tani pas fushatës të lërë anësh folklorizmin dhe të mendojë për qetësinë në shtet.

“Unë i uroj fitoren z. Mickoski. Nesër është 9 maji dhe të lëmë pas folklorizmin, të lëmë pas krahëve mendjemadhësinë por të rrekemi të gjithë të mendojmë për stabilitetin e shtetit, të ardhmen e shtetit sepse vetëm duke qenë racional mundemi stabilitetin, paqen, ta garantojmë në vendin tonë. Ne nuk do bëjmë lëvizje të pamatura… Më duket se nuk më lexuat kur thash se shtetit i duhet stabiliteti, i duhet ardhmëria, nuk duhet bërë matematika… Duhet të respektohet vota e shumicës së komunitetit shumicë në vend dhe për këtë duhet të mbajmë përgjegjësi të gjithë”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Prej kohësh flitet se opsioni tjetër i preferuar i Mickoskit për koalicionim, përveç VLEN, është partia e Maksim Dimitrievskit “ZNAM”. /Alsat.mk

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Shqiptarët na mandatuan për t’i përfaqësuar në qeveri
Next Article Aggeler uron Siljanovskën pasi do të bëhet presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?