By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e RMV-së: Vendimi i Trumpit për tarifa doganore nuk do të ketë ndikim të madh në ekonominë tonë, megjithatë kemi plan për tejkalimin e situatës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria e RMV-së: Vendimi i Trumpit për tarifa doganore nuk do të ketë ndikim të madh në ekonominë tonë, megjithatë kemi plan për tejkalimin e situatës
Maqedoni

Qeveria e RMV-së: Vendimi i Trumpit për tarifa doganore nuk do të ketë ndikim të madh në ekonominë tonë, megjithatë kemi plan për tejkalimin e situatës

admin
Last updated: 03/04/2025 15:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili vendosi tarifa doganore për Maqedoninë e Veriut për 33 për qind. Nga Qeveria thonë se ky ka qenë vendim i pritshëm i administratës amerikane, i cili nuk është anashkaluar nga asnjë vend në botë – as Britania e Madhe, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe qindra vende të tjera.

Gjithashtu thonë se ekipet qeveritare kanë kohë që po analizojnë pasojat e mundshme dhe së bashku kemi përgatitur një plan për tejkalimin e situatës.

Ky vendim nuk do të ketë një ndikim të madh në ekonominë tonë, por ne kemi një plan të qartë për të ecur përpara. Kontaktet me administratën amerikane tashmë janë vendosur dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë dhe Qeveria do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit. Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se nuk ka nevojë për asnjë panik, as për reagime dhe përfundime të nxituara. Kjo është diçka që është paralajmëruar prej kohësh nga kjo administratë dhe asnjë vend i vetëm nuk ka mbetur jashtë – madje as partnerët më të vjetër dhe më tradicionalë të Shteteve të Bashkuara”.

“Kjo është një përpjekje për të rinegociuar marrëdhëniet tregtare të botës – diçka që ishte e nevojshme dhe që, megjithëse tani një tronditje për disa, do të jetë një mundësi për të tjerët. Ne e dimë se kjo situatë është një mundësi për shumë njerëz që nuk ia dëshirojnë të mirën Qeverisë që të sulmojnë pa bazë dhe të përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë – qoftë për interesa personale, për qëllime partiake apo për frikacakë. Dhe disa për shkak të dilemave të justifikuara – dhe ne i kuptojmë plotësisht ato”, thonë nga Qeveria.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Huliganët serbë djegin flamurin e Kosovës para sallës ku mbahet Kongresi i UEFA-s
Next Article Takimi me kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar, Qeveria: Kurti dhe Kinolli theksuan rëndësinë e formimit të qeverisë pa vonesa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?