By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria është e gatshme të zbatojë masa të rrepta nëse çmimet rriten në mënyrë drastike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria është e gatshme të zbatojë masa të rrepta nëse çmimet rriten në mënyrë drastike
Maqedoni

Qeveria është e gatshme të zbatojë masa të rrepta nëse çmimet rriten në mënyrë drastike

admin
Last updated: 08/05/2025 18:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Sipas ministrit të Ekonomisë Besar Durmishi, masat e marra që nga fillimi i vitit, siç është kufizimi i marzhave për ushqimet dhe produktet e higjienës, kanë dhënë rezultate pozitive. Ai tha se masat kanë sjellë stabilizimin e çmimeve dhe inflacionit. Të dhënat e matura nga statistikat e inflacionit në bazë mujore tregojnë rritje prej 0.6%, që për ministrin është praktikisht zero. Ai tha se nëse çmimet e produkteve rriten, ata do të vendosin masa më të rrepta dhe lista e produkteve për kufizim të marzhës mund të zgjerohet.

“Mund ta zgjerojmë listën e produkteve që do të mbulohen nga kufizimi i marzhës. Për shembull, ajo që kishim tani si masë, mund të vendosim më shumë produkte, mund ta rrisim përqindjen e marzhës, mund të shohim se cilat janë ato mundësi që do të nënkuptojë masë më rigoroze se ajo që e kemi tani. E them këtë për t’i informuar prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët që të mos sillen në mënyrë devijuese, të mos rrisin çmimet, pa justifikim ekonomik”, tha Besar Durmishi- ministër i Ekonomisë.

Por nëse e shikojmë më nga afër raportin e Entit Shtetëror të Statistikave, mund të shohim se ka rritje të kostos së jetesës në bazë vjetore në pothuajse të gjithë parametrat. Indeksi i çmimeve të konsumit në prill 2025, krahasuar me prillin 2024, shënoi rritje prej 2.6% kurse indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.7%.

“Rritje e çmimeve të ushqimit dhe pijeve joalkoolike me 1.47%. Gjithashtu ka rritje të produkteve bujqësore prej 3.70%. Rritje e çmimeve të veshjeve dhe këpucëve prej gati 4%. Akomodim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 2.25% Mobile dhe enterier me 4.43%. Kujdes shëndetësor mbi 4%”, thonë nga Enti i Statistikave.

Durmishi theksoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut po kryen kontrolle te tregtarët, furnitorët dhe prodhuesit ndërsa pas analizimit të raportit, Ministria e Ekonomisë do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri
Next Article Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Reçicë të Vogël të Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?