By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet
Shqipëri

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

admin
Last updated: 12/06/2026 18:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 qershor Zhurnal.mk – Me aktin e fundit të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur hallkën përmbyllëse të kontrollit financiar për bastet online duke përcaktuar se si do të qarkullojnë, monitorohen dhe raportohen paratë në një sektor që pritet t’i sjellë buxhetit miliona euro të ardhura.

Me sigurimin e formalizimit të qarkullimit financiar, akti parashikon që 100% e transaksioneve kalojnë përmes sistemit bankar ose institucioneve të pagesave, duke ulur hapësirat për ekonomi informale.

Po ashtu akti parashikon rritje të bazës tatimore me raportim mujor të depozitave, tërheqjeve, fitimeve dhe të ardhurave bruto nga loja duke krijuar bazën për kontroll fiskal më të fortë. Rregullimi nënligjor parashikon edhe të ardhura për bankat dhe institucionet e pagesave nga komisionet e transaksioneve, ndërsa parashikohen kosto shtesë për operatorët për integrimin me sistemin shtetëror të monitorimit, rakordimin ditor të fondeve dhe raportimin në kohë reale.

Qeveria ka parashikuar më herët që legalizimi dhe licencimi i basteve sportive online të sjellë rreth 2 miliardë lekë të ardhura shtesë në buxhet, nga tarifat e licencimit dhe taksimi i aktivitetit të operatorëve. Po ashtu, kuadri ligjor parashikon deri në 10 licenca kombëtare, ndërsa në fazën e projektligjit tarifa e licencimit ishte parashikuar në 400 milionë lekë për licencë.

Në këtë kontekst merr rëndësi edhe kërkesa e re që operatorët të raportojnë veçmas pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit të gjitha transaksionet me vlerë 1 milion lekë e sipër.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari
Next Article Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?