By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria i vazhdon masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta edhe për të enjten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria i vazhdon masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta edhe për të enjten
Maqedoni

Qeveria i vazhdon masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta edhe për të enjten

admin
Last updated: 14/08/2024 18:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Qeveria sot ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për vazhdimin e masave parandaluese shtesë për shkak të valës së të nxehtit edhe për ditën e enjte, informon Pres shërbimi qeveritar.

“Lirim nga detyrat për grupet më prekura të popullatës: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15 gusht (e enjte). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën prej orës 11 deri në orën 17”, thonë nga Qeveria.

Duke marrë parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjie mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, nga Qeveria rikujtojnë punëdhënësit për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë sferë.

“Institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet) nuk duhet t’i praktikojnë aktivitetet fizike dhe fëmijët nuk duhet të nxirren në ambient të hapur gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuarit, të pamundurit dhe pastrehët”, rekomandojnë nga Qeveria.

Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë Celsius, të cilat kanë kapluar vendin nga fillimi i javës, nga Qeveria kanë dalë me rekomandime për mbrojtjen e popullatës nga “faza portokalli” nga data 12 deri më 14 gusht. Sot Qeveria kumtoi se masat dhe rekomandimet do të vlejnë edhe nesër.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është gjetur një person i vdekur në qendrën sportive – rekreative në Saraj
Next Article Temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?