By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria jep 7 deri 10 mijë euro për person! Ja kush mund të përfitojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria jep 7 deri 10 mijë euro për person! Ja kush mund të përfitojë
Maqedoni

Qeveria jep 7 deri 10 mijë euro për person! Ja kush mund të përfitojë

admin
Last updated: 09/06/2025 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Është publikuar thirrja nga Plani Operativ për Punësim për vitin 2025, e cila përfshin dy masa mbështetëse për hapjen e bizneseve, njëra për persona mbi 29 vjeç dhe tjetra për të rinj deri në 29 vjeç.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, që sot njoftoi për thirrjen në një konferencë për shtyp në Qeveri, masa e parë parasheh një grant prej 430.500 denarësh (rreth 7.000 euro) për persona mbi 29 vjeç për të themeluar një biznes të vetin, me mundësi për shtesë deri në 250.000 denarë për persona me aftësi të kufizuara. Masa e dytë është për persona deri në 29 vjeç dhe përfshin mbështetje financiare deri në 615.000 denarë (rreth 10.000 euro).

Në thirrje mund të aplikojnë personat e papunë të evidentuar në Agjencinë për Punësim, gratë nga zonat rurale, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, personat me aftësi të kufizuara, gratë viktima të dhunës në familje, të kthyerit nga jashtë si dhe qytetarët që dëshirojnë të formalizojnë veprimtarinë e tyre.

Të dyja masat përfshijnë trajnime për ndërmarrësi, përgatitje të planit të biznesit dhe mentorim gjashtëmujor.

“Qëllimi ynë është i qartë – të mbështesim sa më shumë qytetarë që duan të ndërtojnë diçka të tyren në mënyrë të qëndrueshme dhe legale. Kjo nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në potencialin e qytetarëve dhe në zhvillimin e ekonomisë. Nuk është vetëm një premtim, por krijim i mundësive reale për punësim dhe zhvillim”, theksoi Durmishi.

Ai shtoi se nga thirrja janë të përjashtuara disa aktivitete bujqësore, transporti taksi, lojërat e fatit, sigurimet dhe ndërmjetësimi për punësim, ndërsa për personat me aftësi të kufizuara dhe gratë nga zonat rurale parashihen përjashtime sipas rregullores në fuqi.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alfa Romeo shtyn lansimin e Stelvio elektrik, po zhvillon versionin hibrid?
Next Article Durmishi: Nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?