By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria miraton programin për punësim në administratë, 600 të rinj trajnim me pagesë – 250 prej tyre do të punësohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria miraton programin për punësim në administratë, 600 të rinj trajnim me pagesë – 250 prej tyre do të punësohen
Shqipëri

Qeveria miraton programin për punësim në administratë, 600 të rinj trajnim me pagesë – 250 prej tyre do të punësohen

admin
Last updated: 09/06/2025 08:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin tonë.

Rritja e punonjësve në administratën shtetërore por duke përfshirë një kategori të caktuar të të rinjve 21-29 vjeç, është dhe vendimi më i fundit i miratuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë: Mosha 21 deri në 29 vjeç, Të jetë diplomuar në ciklin e parë apo të të dytë të studimeve, të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore në të shkuarën”.

Ndërsa numri dhe kategoria e të rinjve që do të pranohen është e përcaktuar, sipas Institutit të Statistikave mbi 19.1% e të rinjve deri në 29 vjeç ndodhen aktualisht të papunë.

600 të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në administratë për një periudhë 3 mujore por vetëm 250 prej tyre do të sigurojnë një kontratë punësimi, e cila do të njihet në fund edhe si vjetërsi pune.

“Përzgjedhja e praktikantëve për efekt të punësimit përfshin deri në 200 praktikantë për institucionet e administratës shtetërore, 50 praktikantë për institucionet e tjera publike. Praktikanti për t’u punësuar për 1 vit duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 -mujore dhe programin e trajnimit pranë administratës. Ndërsa përzgjedhja e tyre do të kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës”.

Të gjithë praktikantët do të trajtohen me pagesa ditore deri në 500 lekë dhe ushqim për ndjekjen e praktikave. Në të gjithë administratën publike sipas Institutit të Statistikave janë të punësuar mbi 184 mijë individë. /Tch

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi mblidhet sot për të 29-ën herë
Next Article Turneu rekordthyes i Shakirës vjen në Mbretërinë e Bashkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?