By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, drafti i ndryshuar nga versioni i mëparshëm në konsultim publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, drafti i ndryshuar nga versioni i mëparshëm në konsultim publik
Shqipëri

Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, drafti i ndryshuar nga versioni i mëparshëm në konsultim publik

admin
Last updated: 23/07/2025 22:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Qeveria ka rikthyer papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, që është diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë në bashkëpunim me Bankën Botërore. Në draftin e hedhur të mërkurën pasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet krijimi i Fondit për Tërmetet si një shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të merret me të gjithë procesin, përfshirë arkëtimin e primit të sigurimit dhe pagesat e dëmshpërblimeve në rastet kur ndodhin tërmete.

Ky draft ka dhënë kompetenca për Ministrinë e Financave, ndërkohë që shoqëritë e sigurimit duket se janë anashkaluar gjatë gjithë procesit.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra, ose për qëllime të tjera të ngjashme. Sigurimi i detyrueshëm nuk do të zbatohet për ndërtesat me materiale si argjilë, qerpiç, fibra kallami ose ato me strukturë lëvizëse.

Kush është përgjegjës për sigurimin

Çdo pronar banese, përfshirë ato që janë në proces legalizimi ose banesat sociale me qira, do të ketë detyrimin të lidhin një kontratë sigurimi të detyrueshme kundër tërmeteve. Ndërkohë, njësitë e vetëqeverisjes vendore do të mbulojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre për kategoritë përkatëse. Shtresat sociale në nevojë do të përfitojnë mbulim të plotë të primit nga buxheti i shtetit.

Mbulimi dhe përjashtimet

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e shkaktuara në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një ose disa ngjarje tërmeti që ndodhin gjatë periudhës së vlefshmërisë së policës. Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm dëmtimet fizike trupore, vdekja, kërkesat për kompensim të dëmeve jopasurore, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, dhe shpenzimet për heqjen e mbetjeve.

Primi i sigurimit dhe shuma e sigurimit

Primi i sigurimit është shuma që paguhet nga i siguruari për sigurimin e detyrueshëm të banesës, i cili do të përcaktohet me metodologji aktuariale. Shuma e sigurimit është limiti maksimal i dëmshpërblimit dhe do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Përjashtimet dhe pagesa e dëmshpërblimit

Projektligji përjashton disa kategori dëmesh nga mbulimi i sigurimit, ndërsa për kërkesat e dëmshpërblimit, i siguruari është përgjegjës për paraqitjen e kërkesës pranë Fondit për Tërmetet. Dëmshpërblimi paguhet brenda 3 muajve nga momenti i dorëzimit të dokumentacionit të plotë.

Masat shtrënguese

Projektligji ka parashikuar masa shtrënguese për ata që nuk pranojnë të paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm. Ata nuk do të mund të përfitojnë shërbime kadastrale, shërbime në e-Albania dhe shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Rreziku nga tërmetet

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në rajon. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, vendi renditet i pari në Evropë dhe i 61-shi në botë për rrezikun nga katastrofat natyrore. Vetëm në një shekull, janë regjistruar 12 tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, dhe tërmeti i nëntorit 2019 shkaktoi dëme të mëdha dhe preku mbi 200,000 persona.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Edhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar hetimit!’ Veliaj priti ne burg për tu bërë deputet
Next Article ‘Nuk e di a e kanë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë’ – Rama poston foton nga Londra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?