By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QKB: Shqipëria tërheq më shumë investitorë! Regjistrohen 11,567 biznese të reja, Tirana, Vlora dhe Durrësi kryesojnë listën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > QKB: Shqipëria tërheq më shumë investitorë! Regjistrohen 11,567 biznese të reja, Tirana, Vlora dhe Durrësi kryesojnë listën
Ekonomi

QKB: Shqipëria tërheq më shumë investitorë! Regjistrohen 11,567 biznese të reja, Tirana, Vlora dhe Durrësi kryesojnë listën

admin
Last updated: 23/07/2026 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikon treguesit statistikorë për periudhën janar–qershor 2026, të cilët evidencojnë një ecuri pozitive të aktivitetit ekonomik dhe administrativ në regjistrat që administron institucioni.

Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca dhe aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 7.5%.

Struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë, me 8,757 regjistrime, ose 75.7% të totalit, të ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me 2,775 regjistrime.

Sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotëruese, me 10,179 regjistrime, ndërsa regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte. Ky është një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Në aspektin gjeografik, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime, ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora, me 1,347, dhe Durrësi, me 1,310 regjistrime. Rritje të konsiderueshme janë evidentuar gjithashtu në qarqet veriore të vendit, si Lezha, Shkodra, Dibra dhe Kukësi.

Për nga aktiviteti ekonomik, sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për regjistrimin e bizneseve të reja, me 2,771 subjekte, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti, si dhe informacioni dhe komunikacioni.

Rritje të forta janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme (+35.8%) dhe në transportin dhe magazinimin (+26.3%).

Në Regjistrin Kombëtar të Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, gjatë periudhës janar–qershor 2026 u regjistruan 897 licenca, ndërsa numri i lejeve arriti në 124, me një rritje prej 6.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lejet e Mjedisit të Tipit B përbënin kategorinë kryesore të regjistrimeve.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues u regjistruan 2,813 subjekte, ose 7.1% më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit 2025. Regjistrimet vijojnë të dominohen nga SHPK-të, të cilat përfaqësojnë pothuajse të gjitha subjektet e regjistruara në këtë regjistër.

You Might Also Like

Euromoney kurorëzon Credins bank si ‘Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026’

Qeveria drejt marrëveshjes 300 milionë euro me SHBA-në për pajisje ushtarake, pas kritikave të Trump për Samitin e NATO-s në Tiranë!

“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri në 70 për qind të kolateralit

Keydata: Çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën 122% brenda 7 viteve, arrijnë 2,141 euro/m² në mars

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet dëshmia e 12 personave
Next Article Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?