By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QMK: Janë regjistruar 12 zjarre në ambient të hapur, katër janë ende aktivë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > QMK: Janë regjistruar 12 zjarre në ambient të hapur, katër janë ende aktivë
Maqedoni

QMK: Janë regjistruar 12 zjarre në ambient të hapur, katër janë ende aktivë

admin
Last updated: 14/07/2025 21:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se deri në ora 18:30 sot janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në ambient të hapur në territorin e shtetit. Prej tyre, katër zjarre ende janë aktivë, ndërsa tetë janë shuar me sukses.

Mes zjarreve aktive, më serioze janë ato në komunën Makedonski brod, ku po digjet pylli i degraduar i lisit, shkurre dhe bimësi e ulët mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë, Krapë dhe Slatinë. Zjarre aktive janë raportuar edhe në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirc dhe Krushje, ku po digjet pyll i përzier.

Një zjarr është aktiv edhe në komunën Çuçer Sandevë, në fshatin Gornjan, ku po digjet pyll me kërcell të ulët. Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Dojranit, në fshatin Nikoliq, ku është prekur pyll me kërcell të ulët.

Nga ana tjetër, QMK informon se tetë zjarre janë shuar në vende të ndryshme. Në Prilep, në vendbanimin “Tri Bagremi”, është shuar zjarr në bimësi të ulët. Në komunën e Vinicës, janë shuar dy zjarre – në fshatin Dragobrashtë, ku po digjej bimësi e degraduar e ulët dhe në fshatin Leski, ku u dogjën mbeturina.

Zjarre u shuan edhe në fshatin Vojshanc, komuna Demir Kapi, si dhe në fshatin Frangovë, komuna Strugë, ku është djegur kashtë. Në Likovë, në fshatin Hotël, dhe në Tetovë, në fshatrat Përshov – Jegunovc dhe Strimnicë – Falishtë, janë shuar zjarre në bimësi të degraduar të ulët.

QMK u bën thirrje qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur lëvizin dhe kryejnë aktivitete në natyrë, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun për paraqitje dhe përhapje të zjarreve.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshje në Frontin Evropian / Ja si u ndanë kandidaturat për komunat shqiptare
Next Article Ambasadori i Kosovës në Shkup: Reagimi i shpejtë i Mexhitit ndihmon mbrojtjen e ish-luftëtarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?