By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët nuk iu gëzohen festave nga shtrenjtimet! Fruta-perimet arrijnë çmimet maksimale për Pashkët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët nuk iu gëzohen festave nga shtrenjtimet! Fruta-perimet arrijnë çmimet maksimale për Pashkët
Maqedoni

Qytetarët nuk iu gëzohen festave nga shtrenjtimet! Fruta-perimet arrijnë çmimet maksimale për Pashkët

admin
Last updated: 03/04/2026 19:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill argument.mk/ – Festave të pranverës qytetarët më nuk po ju gëzohen, siç thonë, për shkak të shtrenjtimeve të çmimeve të produkteve ushqimore. Sikurse në festën myslimane të Bajramit që sapo e kemi lënë pas, në këtë fundjavë të Pashkëve katolikë dhe fundjavën tjetër të Pashkëve ortodoks, të gjithë thonë se po fryhen çmimet sikurse domatet dhe specat që kanë arritur në 3,5 euro/kg.

“Çmimet duhet të lirohen, të bëhet çarja për popullatën se përndyshe është katastrofë skamje në çdo anë. A po vërejni ngritje të çmimeve në këto festat e pranverës? Askush nuk është duke ju gëzuar më festave, vetëm sa për të mbijetuar, nuk ka tjetër asgjë”.

Në mënyrë plotësuese, sipas ekspertëve ka ndikuar edhe lufta në Lindjen e Mesme, duke ndikuar edhe në shtrenjtimin e produkteve të tjera siç janë buka, mishi, prodhimet e qumështit.

Kjo qytetare thotë se rëndesën e çmimeve të rritura po e ndjejnë çdo ditë në buxhetin familjarë.

“Po shtrenjtë, koxha shtrenjtë! Duke bredhur tezgë më tezgë e kemi patjetër të blejmë aq sa mund të marrësh. A nënkupton kjo që shtrenjtimet janë bërë për Pashkët? Po! Çdo festë po ngriten çmimet, nuk mund të blesh çfarë të duhet. Në datat 1-2 kur marrim pensionet, a të tjerët që nuk kanë të ardhura dhe ka njerëz të sëmurë, ja një qese barna i kam blerë për vete”.

Nga ana tjetër, tregtarët që sheshin me pakicë nëpër tregjet e gjelbra thonë se çmimet janë të ngritura nga furnitorët dhe tregtarët me shumicë, njëri prej të cilëve është “Kvantashki”- Shkup.

Nga fruta-perimet bazë, tregtarët thonë se në këtë fazë të pranverës së hershme akoma nuk janë bërë prodhimet vendore në tokë të hapur, por vetëm nga serat e mbyllura me numër të kufizuar, të cilat nuk e përmbushin kërkesën e tregut vendor. Si pasojë, ekspertët e fushës thonë se edhe shumë perime e fruta importohen nga vendet fqinje, gjë e cila sipas tyre rrit koston e transportit dhe të doganës duke ndikuar në çmimin përfundimtar më të shtrenjtë.

“Domatet roze 300 denarë, domatet e kuqe 200 den/kg, lulekakrat 3 për 100, lakrat 60 denarë qepët 20 denarë, hudhra 30 denarë, specat djegs 300 denarë dhe specat e ëmbël 300 den/kg, por ka edhe 10 denarë copa, aq! A nuk janë shtrenjtë për qytetarët? Nuk janë shtrenjtë, unë marr pesnion 8,000 denarë! Çfarë të blej unë me 8 mijëshen? Shtrenjtë janë këto, por edhe derivatet u shtrenjtuan, po ashtu edhe cigaret dhe unë jam konsumues i duhanit”.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave prodhimtaritë e kulturave bujqësore në 2025 kanë rënë në krahasim më një viti paraprak me 8,514 hektarë më pak tokë të kultivuar dhe me 2,664 hektarë tokë më pak të mbjellur. Statistikat tregojnë se bujqit vendor sa vijnë dhe e ulin prodhimtarinë e domateve, specave, kastravecave dhe drithrave, kurse rritje kanë shënuar duhani, orizi, patate, jonxha dhe farat e lulediellit, të dhëna këto zyrtare të Entit sipas krahasimit 2024-2025. Në tremujorin e parë të 2026 akoma nuk ka shifra zyrtare për prodhitmtarinë mesatare në vend.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

TAGGED: Çmime, festa, shtrenjtime, treg
Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shefi i inteligjencës së Marinës iraniane humb jetën, Teherani konfirmon sulmin izraelit
Next Article Transportonin 85 fëmijë në autobusin me defekte teknike, MPB merr masa ndaj kompanisë dhe shoferit të autobusit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?