By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët sot duhet të rivotojnë për t’i dhënë kuptim procesit demokratik të zgjedhjeve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Qytetarët sot duhet të rivotojnë për t’i dhënë kuptim procesit demokratik të zgjedhjeve!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Qytetarët sot duhet të rivotojnë për t’i dhënë kuptim procesit demokratik të zgjedhjeve!

admin
Last updated: 22/05/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Sot është dita ku qytetarë të caktuar në vendbanime në të cilat është vendosur të ketë rivotim duhet të rivotojnë, për shkak të parregullsive që janë hasur më 8 maj ditën kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Përsëritja e votimit në këto vendvotime është dëshmi se ka luftë dhe përpjekje për t’i dhënë kuptim procesit demokratik të zgjedhjeve. Nëse dikur ka pasur parregullsi dhe është vazhduar symbyllurazi sikur mos të ketë ndodhë asgjë tani ka ndryshuar situata ankesat janë shqyrtuar dhe kanë marrë epilog. Mbase, ankesa ka pasur përherë por janë të rralla epilogët përfundimtare. Kësaj radhe ankesat nuk përfunduan në hedhurina por u morën parasysh e pikërisht ndikuan ato ankesa që Gjykata Administrative ta miraton vendimin e KSHZ0së që të përsëritet votimi në ato vendvotime ku është konstatuar padrejtësi dhe parregullsi, shkruan Zhurnal.

KSHZ gati për rivotimin e sotshëm –

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për procesin e rivotimit më 22 maj në 7 qendra votimi. Materiali zgjedhor nga operatori ekonomik të hënën do të jetë gati, ndërsa gjithçka tjetër në aspektin teknik, organizativ dhe të mbikëqyrjes për 7 vendvotimet në dy njësi zgjedhore është gati.

“Është gjithçka gati. Kapaciteti i operatorit ekonomik është aq i madh saqë të hënën do të jetë gati materiali i besuar zgjedhor. Për aspektet e tjera teknike dhe organizative, KSHZ-ja është e gatshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 7 qendrat përkatësve të rivotimit”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në Krushevë shkohet drejt rivotimit në dy vendvotime, ndërsa në Ohër një vendvotim. Rivotimi do të ketë edhe në Dollnen në dy vendvotime, ndërsa në kuadër të njësisë së pestë rivotim do të ketë edhe në Strugë.

Vendvotimi: 1844 Strugë
Vendvotimi: 1272 Ohër
Vendvotimi: 1202 Krushevë
Vendvotimi: 1194 Krushevë
Vendvotimi: 1470 Dollnen
Vendvotimi: 1470/1 Dollnen
Vendvotimi: 2101 Zhelinë

Rivotim do të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë në vendvotimin 2101 ku u konstatua parregullsi zgjedhore. KSHZ-ja publikisht hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fleta. Dyshimet ishin për “tren bullgar” dhe për këtë arsye KSHZ-ja vendosi të pranohet ankesa e Koalicionit VLEN.

Të premten Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pabaza të gjitha paditë e Frontit Evropian ndaj vendimeve të KSHZ-së për rivotim. Fronti vendimin e KSHZ-së dhe hedhjen poshtë të padive nga Gjykata Administrative e ka vlerësuar si tendenca për majorizim etnik të shqiptarëve. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cilësoi si marrëveshje politike të cilat janë arritur në podrumet e kuqe.

Fronti Evropian në panik mund të humbin dy deputetë –

Pra, të gjithë kundërshtimet për vendimin e KSHZ-së janë bërë për të ruajtur mandatet e veta Fronti Evropian sepse rrezikohet të humbë një mandat në zonën 6 që do t’i kalojë koalicionit opozitar VLEN, dhe një mandat tjetër në zonën 5 që me shumë gjasë do t’i kalojë LSDM-së.

Me çfarë rezultati do të duket kështu, Fronti Evropian 17 deputet, koalicioni VLEN 14, dhe LSDM 19 deputet. Ky ndryshim nuk është vetëm matematikor e numerik por edhe humbje e legjitimitet të Frontit Evropian për të qenë partia e dytë në vend. Prandaj, edhe nga Fronti Evropian po bëjnë përpjekje për ta ndalur këtë proces.

“Dua t’i pyes shërbimin juridik dhe arkivën për mënyrën se si janë sjell këto ankesa dhe përfaqësuesit e autorizuar nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Kush i ka sjell dhe mënyrën se si i kanë sjellë. Nuk ju lejoj fyerje dhe shpifje dhe nënvlerësime ndaj meje, pavarësisht që jam femër ose që jam nga një etni tjetër. Nuk do t’ju toleroj të më nënçmoni”, tha Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.

Eksponentë të tjerë të Frontit Evropian shprehen se votimi po përsëritet në ato vendvotime ku VLEN është fituese absolute, por ky argument nuk mban pasi gjithkund ku ka pasur parregullsi duhet të ketë përsëritje të votimit. Në të kundërtën nuk ka kuptim procesi demokratik dhe humbin peshën zgjedhjet.

Kujtojmë që, koalicioni VLEN ka parashtruar 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka pasur edhe VMRO-DPMNE dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve. Rivotimi në 10 qendra të votimit në njësinë e gjashtë zgjedhore mund të sjell ndryshim në rezultatin final mes Frontit Evropian dhe Koalicionit VLEN. Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni “Maqedonia e Juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 mandate të deputetëve, pas çka vijojnë Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja me 19 mandate(që nëse miratohet vendimi KSHZ mund të mbetet me 17 mandate), Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja me 18(mund të merr 19), Koalicioni Vlen me 13(mund të merr 14), ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate të deputetëve. /Zhurnal.mk

 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Masakra në burgun e Dubravës shpërfaqi gjenocidin e shtetit serb në Kosovë
Next Article Nilu27, marka e re e hiperveturave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?