By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve – kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve – kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara
Maqedoni

Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve – kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara

admin
Last updated: 20/05/2024 13:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 maj – Brigada kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit sot shënoi Ditën e zjarrfikësve të Maqedonisë së Veriut, ku fjalime patën kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, si dhe komandanti i Brigadës kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski.

Në fjalën e saj, Arsovska tha se kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit nuk janë në nivelin më të lartë dhe dërgoi apel deri te Qeveria e re që do të formohet, të ndryshojë kushtet në të cilat paguhen zjarrfikësit, përkatësisht me rregullore të re të heq pikët që kufizojnë mjetet që mund të marrin si kompensim për punën e tyre.

“Zjarrfikësit tanë duhet të kenë ndryshim të kushteve ku mund të paguhen. Ata janë të limituar dhe mjetet që marrin si kompensim për punën e tyre janë vërtet të ulëta. Këtë për fat të keq e vërteton ligji, ne si pushtet lokal nuk mund të shkojmë përtej asaj që përcakton korniza ligjore. Prandaj apeli im është që kushtet e kufizuara me pikët e tyre të jenë ndër gjërat e para që do të hiqen me rregulloren e re”, ka thënë Arsovska.

Zjarrfikësve të Brigadës kundër zjarreve në Shkup, thotë Arsovska për shkak të procedurave burokratike nuk kanë mundur madje t’u jepen uniforma të reja për pesëmbëdhjetë vite, prandaj ka kërkuar nga pushteti qendror, “harmonizimin e kritereve për aplikimin e pajisjeve me standardet ndërkombëtare”.

Пожарникари од Противпожарната бригада на Град Скопје на одбележување на Денот на македонските пожарникари – 20 мај

Komandanti i Brigadës kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit, Tomevski në fjalën e tij përmendi sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit dhe falënderoi ata për punën e tyre në kushte që nuk janë të nivelit më të lartë.

“Brigada kundër zjarreve ka rreth 180 zjarrfikës, fatkeqësisht prej 384 zjarrfikësve të planifikuar të cilët çdo ditë kryejnë detyrat e punës dhe u përgjigjen nevojave të qytetarëve të Qytetit të Shkupit. Në periudhën nga shënimi i 20 majit të vitit të kaluar deri më sot, Brigada e mbrojtjes kundër zjarreve regjistron mbi 2.000 ndërhyrje që u realizuan me sukses, falë sakrificës së punonjësve. Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi të cilët edhe pse punojnë në kushte të mungesës së kuadrove, por edhe të pajisjeve të pamjaftueshme, shënojnë suksese në detyrat e tyre të punës”, theksoi Tomevski.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Next Article Janë shpërblyer studentët më të mirë në USHCM për vitin akademik 2022/2023

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?