By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qyteti i Shkupit: Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tryezën e përbashkët me kryeministrin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qyteti i Shkupit: Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tryezën e përbashkët me kryeministrin
Maqedoni

Qyteti i Shkupit: Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tryezën e përbashkët me kryeministrin

admin
Last updated: 16/08/2024 16:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.

“Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat besojmë se duhet të gjendet zgjidhje është tejkalimi i bllokadës aktive në Këshill nga këshilltarët e shumicës qeverisëse, bllokada e ndërmarrjeve nga bordet drejtuese dhe miratimi i programeve të punës së ndërmarrjeve publike”, njofton Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Në njoftim thuhet se presin edhe konfirmimin e propozimit për themelimin e trupit të përbashkët punues ndërmjet Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit.

“Shpresojmë për një qasje dhe partneritet të sinqertë nga Qeveria e R. së Maqedonisë në të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, theksohet në kumtesë.

Duke komentuar këtë propozim nga kryetarja Danella Arsovska, Mickoski sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve. Sepse, tha ai, “qyteti duhet të funksionojë normalisht”, duke treguar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

“Gjithça që duhet do ta bëjmë dhe do të takohem, dhe do të formojmë ekipe, gjithçka që nevojitet në interes të shkupjanëve, vetëm që problemi të zgjidhet. Nuk mundet kështu, ne tani funksionojmë në kushte jonormale, të cilat nuk i përngjajnë kryeqytetit të vendit e cila është pjesë e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për çdo zgjidhje jam i gatshëm dhe derisa shohim se nuk ka progres, atëherë duhet të shkojmë në mënyrë radikale… Të përpiqemi ta përmirësojmë atë që mundet të përmirësohet me fjalë, me politikë, me diplomaci. Derisa shohim se këtu nuk ka progres, atëherë do të duhet të bëhemi invazivë në zgjidhjen e problemit”, deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e kirurgjisë digjestive.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thirrë mbledhje të KS-së për informacionet për destabilizim të shtetit
Next Article Mucunski: Anëtarësimi i plotë i vendit në BE sa është interesi ynë, po aq është interes i të gjithë fqinjëve tanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?