By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Radev sërish porosi Shkupit: Nuk ka negociata pa përfshirë bullgarët në Kushtetutë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Radev sërish porosi Shkupit: Nuk ka negociata pa përfshirë bullgarët në Kushtetutë
MaqedoniTOP LAJM

Radev sërish porosi Shkupit: Nuk ka negociata pa përfshirë bullgarët në Kushtetutë

admin
Last updated: 17/02/2025 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Bullgarisë se vendi i tij nuk pranon ndryshime në marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut.

Në bisedë me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Radev theksoi se RMV-ja duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 dhe se Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja, por në të njëjtën kohë nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura.

Në Konferencën e Mynhihut, kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski ka theksuar se në vend të evropianizimit të Ballkanit, po ndodhë ballkanizim i Evropës, për shkak se disa vende-anëtare ballkanike i sollën kontestet ballkanike dhe vlerat ballkanike në Bruksel në vend që të jetë e kundërta.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti thotë se Republika e Kosovës është rezultat edhe i aktit të krerëve të atëhershëm, duartrokitje pasi e përmend emrin e Thaçit
Next Article Taipi: Largohet tabela në autostradën Shkup-Tetovë, nuk do të lejojm anashkalimin e gjuhës shqipe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?