By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: 67 mijë vizitorë gjatë korrikut në parkun Divjakë-Karavasta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: 67 mijë vizitorë gjatë korrikut në parkun Divjakë-Karavasta
Shqipëri

Rama: 67 mijë vizitorë gjatë korrikut në parkun Divjakë-Karavasta

admin
Last updated: 22/08/2024 11:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

I cilësuar si një nga parqet kombëtare më të vizituara për turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë, Divjakë-Karavastaja vitet e fundit është kthyer në destinacionin e mijëra turistëve vendas e të huaj.

Vetëm gjatë muajit korrik, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta priti 67 mijë vizitorë.

Shifrat i bëri të ditura sot kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi pamje nga ky park, i cili shtrihet rreth 5 km larg Divjakës.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, i shpallur zonë natyrore e mbrojtur që nga vitit 1995 dhe zgjeruar si park nga 22 230.2 ha në 22 389.08 ha, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.

Si një ndër zonat më të rëndësishme komplekse të Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore.

Turistëve në këtë park iu ofrohet një guidë përgjatë 5 km, ku ata njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut. Gjatë vizitës në park turistët mund të zhvillojnë disa lloje aktivitetesh si ecje në natyre (rreth 50 km shtigje), vëzhgimi i shpendëve, piknik, vozitje me varkë, kamping, xhiro me biçikleta e kajakë, vizitë në site arkeologjike dhe ato fetare.

Kulla panoramike, varkat për të shëtitur vijën ujore përgjatë gjithë parkut, pylli i gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana sekuestroi produkte të brenduara, cigare dhe deviza
Next Article Liverpooli dhe Arsenali në ‘luftë’ për yllin e Atalantas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?