By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Gjimnazi i ri “Sulejman Elezi” në Laknas, gati në shtator për 600 nxënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Gjimnazi i ri “Sulejman Elezi” në Laknas, gati në shtator për 600 nxënës
Shqipëri

Rama: Gjimnazi i ri “Sulejman Elezi” në Laknas, gati në shtator për 600 nxënës

admin
Last updated: 23/06/2025 08:15
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, në Bashkinë e Kamzës, që pritet të hapë dyert për nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor, në muajin shtator.

“Me punën për ndërtimin e gjimnazit të ri ‘Sulejman Elezi’ në Laknas, i cili duke filluar nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës, me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës,, shkroi Rama në rrjetet sociale, shoqëruar me një video nga kantieri i ndërtimit.

Ky investim i ri arsimor është pjesë e nismës për modernizimin e infrastrukturës shkollore në vend, duke krijuar kushte bashkëkohore për mësimdhënie dhe zhvillim të nxënësve. Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli inspektuan një ditë më parë punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, Kamzë.

Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore.

“Prioriteti ynë është investimi tek fëmijët për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre. Nga ajo infrastruktura shkollore, por duke filluar nga çerdhet dhe kopshtet, për ne është një prioritet. Ndaj jemi këtu në një prej shkollave ku tashmë shihet që puna po ecën me ritëm dhe besoj që të bëhemi gati që gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ të mundet të hapë dyert në fillim të vitit të ardhshëm, duke ofruar një prej standardeve më të mira, jo vetëm për procesin mësimor, por përtej tij për të qenë një shkollë e hapur për komunitetin me ambiente pritëse, ambiente sportive, kulturore, artistike që mund të shërbejnë nxënësve dhe të gjithë komunitetit të zonës”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te dy investimet e reja arsimore që do të nisin së shpejti në Kamëz.

“Ne, së bashku me ekipin, kemi filluar punën edhe për dy investime të reja në Kamzë. Përveç të gjitha investimeve të reja që janë duke u realizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Qeverisë shqiptare, do të jenë gjithashtu dy investime që i përkasin shkollës nëntëvjeçare ‘100 Vjetori’ me ambientet sportive që do të investojmë duke filluar nga ky vit dhe gjithashtu edhe shkolla ‘Dom Nikoll Kaçorri’, e cila do të jetë pjesë e rehabilitimit”, tha Manastirliu.

Në fund ministrja e Arsimit dhe Spotit, Ogerta Manastirliu ndau një panoramë më të gjerë të projekteve në zhvillim në shkallë vendi si dhe te rëndësia e mbështetjes për mësuesit për një arsim sa më cilësor:

“Në të gjithë Shqipërinë jemi duke investuar në rreth 40 objekte arsimore, qoftë për rehabilitimin e shkollave nëntëvjeçare, gjimnazeve, por gjithashtu edhe duke i shtuar mjediseve të shkollave ambientet dhe terrenet sportive kaq shumë të nevojshme për të ndikuar direkt në shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve tanë. Jemi gjithashtu të angazhuar të vijojmë rritjen e disiplinave sportive dhe paralelisht të vijojmë investimet në kopshte, çerdhe, shkolla për të bërë të mundur një përmirësim të vazhdueshëm të rritjes së standardit të cilësisë së arsimit jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në cilësinë e mësimdhënies, ku jemi duke punuar me mësuesit për rritjen e aftësive të tyre përmes trajnimit dhe edukimit në vazhdim”, deklaroi Manastirliu.

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në zonën e Laknasit në Kamzë është një investim i mbështetur nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KFW).

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit, e hënë, 23 qershor
Next Article Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?