By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Polit të Sigurisë Kibernetike: Godinë e standardeve të sigurisë së lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Polit të Sigurisë Kibernetike: Godinë e standardeve të sigurisë së lartë
Shqipëri

Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Polit të Sigurisë Kibernetike: Godinë e standardeve të sigurisë së lartë

admin
Last updated: 07/01/2025 13:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike në Sauk, Tiranë.

I konsideruar si Poli i Sigurisë Kibernetike, në këtë kompleks godinash do të vendosen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF).

Projekti është ideuar si një hapësirë shumëfunksionale, ku krahas zyrave do të ketë edhe ambiente të veçanta për parkim, salla takimesh, mbledhjesh, apo ambiente të tjera ndihmëse për administratën që do të punojë aty.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri Rama u njoh nga afër me projektin dhe afatet e realizimit të tij.

Balluku informoi se Poli i Sigurisë Kibernetike do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9600 m2, ku një pjesë e zyrave do të vendosen në nivelin -1, për shkak të protokolleve të sigurisë.

Po ashtu Balluku informoi se niveli -2 do të jetë parkim me mbi 115 vende. Sipas saj “Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në sigurinë kibernetike, ndaj edhe ndërtimi i këtij kompleksi vjen si domosdoshmëri”.

“Holli do të jetë modular dhe do të ndryshojë sipas eventeve dhe do të jetë i përdorshëm për të tre institucionet”, tha ajo.

Kryeministri u informua po ashtu se afati i dorëzimit të këtij kompleksi është 18 muaj, ndërsa kërkoi që të bëhet punë shumë cilësore.

“Faktikisht është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë për aktivitetin që kryhet brenda saj nga Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike, që ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ka bërë një përparim, dhe së fundmi është pajisur edhe me teknologji të fjalës së fundit si vendet e larta të klasifikimit të Europë për mbrojtjen. Po ashtu edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare që ka një punë shumë të ndjeshme për shkak të sensibilitetit të të dhënave që lidhen me transaksionet financiare”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi rolin e kësaj agjencie për daljen e Shqipërisë nga “lista gri” e pastrimit të parave, apo gjithë përpjekjen për të luftuar me evazionin apo paratë që vijnë nga burime kriminale.

“Kjo është një godinë me rëndësi dhe ka një pozicion shumë të favorshëm, edhe si fazë parë e asaj që vjen më mbrapa për të ndërtuar më tutje standarde të reja për të gjithë pjesën e Akademisë së Policisë dhe Akademisë së Sigurisë”, tha Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cili projekt është më i rëndësishëm për ju?, pyet Abdixhiku ndërsa flet për 5 miliardë euro investime
Next Article Meta në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?