By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot
Shqipëri

Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot

admin
Last updated: 27/07/2026 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama foli sot për rrezikun që vjen nga manipulimi i informacionit përmes inteligjencës artificiale dhe ndërhyrjet e huaja, ndërsa e cilësoi këtë si sfidën kryesore me të cilën përballen vendet sot.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama u shpreh se në kohët e sotme gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Në pamje të parë këtë konferencë ka të bëjë me algoritmet, me platformat digjitale dhe ekosistemet e informacionit. Në fakt në realitet besoj se ka të bëjë me demokracinë. Fuqia gjithmonë e më tepër matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i shndërruar ndasitë sociale në armë dhe për të gërryer besimin tek institucionet demokratike”, u shpreh Rama.

Ndërsa solli në vëmendje shembullin e rënies së Trojës, Rama bëri paralelizma me rrezikun në kohët e sotme ndërsa theksoi se edhe në rastin e Trojës “kërcënimi hyri i maskuar si diçka e pafajshme”.

“Ndaj ky është edhe emri i një virusi që mbetet mësimi suprem i historisë se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë, por është gjithmonë e më tepër ai që e fton brenda, sepse duket i padëmshëm. Është ai që lëvdojmë në emër të lirisë së shprehjes. Është ai që mbrohet në emër të lirisë së fjalës. Është ai për të cilin hezitojmë gjithmonë që të përballemi si duhet, sepse për ne është çështje demokracie dhe çështje lirie”, shtoi Rama.

Sipas tij, “manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin nga një uniformë e veshur”.

“Mbërrin si përmbajtje e përditshme, si indinjatë, si një trend viral, si një video e falsifikuar, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person, i cili në fakt mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona dhe shënjestron debatet tona të hapura dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq efektiv e pse dukemi kaq të dënuar të dështojmë përballë tij”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritmi i nxitur dhe i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe shpërndahet në shkallë masive. “Thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, shtoi Rama.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO‑DPMNE: LSDM të mos shpërndajë dezinformata, por të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Gostivarit, Limani
Next Article Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit sfidë e demokracive evropiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?