By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Përfshirja në “Giro d’Italia”, certifikata e padyshimtë e një Shqipërie të rilindur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Përfshirja në “Giro d’Italia”, certifikata e padyshimtë e një Shqipërie të rilindur
Shqipëri

Rama: Përfshirja në “Giro d’Italia”, certifikata e padyshimtë e një Shqipërie të rilindur

admin
Last updated: 14/01/2025 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “përfshirja e Shqipërisë në “Giro d’Italia” është certifikata e padyshimtë e një Shqipërie të rilindur, e cila nga burim paragjykimesh dhe përçmimi për shqiptarët kudo kurdo nëpër botë është kthyer në burim vlerësimi dhe respekti për të gjithë ne, për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar”.

Në rubrikën më të fundit të publikuar në rrjetet sociale ku i përgjigjet komenteve të ndjekësve, kryeministri Rama veçoi mesazhin “Urime për iniciativën dhe promovimin, por s’ka ende rrugë Shqipëria, vetëm “lotët” e Ballukut dëgjojmë dhe rrugë nuk shikojmë”.

Kryeministri Rama iu përgjigj Aurelit. “Ti thua se Shqipëria s’ka rrugë për Xhiron e Italisë sepse dëgjojmë lotët e Ballukut, por rrugë nuk shohim. Ndërkohë që të zotët e punës që organizojnë xhiron nuk e dëgjojnë fare Ballukun madje kam përshtypjen se nuk e dinë fare se kush është. Por kur kanë ardhur vetë në Shqipëri për të parë kushtet, jo vetëm i kanë parë rrugët por kanë një vlerësim shumë pozitiv të gjithë kushtet në infrastrukturë, hoteleri, siguri pastërti dhe ekipet profesionale në çdo bashki, fjalët e tyre këto jo të miat”.

“Tani ç’të të them kohë e çuditshme ka ardhur me disa nga ne o vëllai im shqiptar deri dje ishim mos më bëj ta them deri në fyt dhe nxeheshim me të huajt që s’na hidhnin as sytë. Ndërsa sytë nuk i shohin ndryshimet që ia bëjnë mu dhe çuditemi me miliona e miliona të huaj që vijnë në këtë vend që vijnë në këtë vend ku s’ka rrugë, drita dhe ku vriten njerëzit përditë rrugë më rrugë. S’di vërtet ç’të them për rrugët që ti dëgjon, por nuk i sheh”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “madje thua dëgjojmë në shumës dhe nuk i shohim në shumës se siç thotë populli nuk shikon syri por mendja dhe nuk ka të verbër më të verbër se ai që nuk do të shikojë”.

Më tej Rama u shpreh se “ta mendoje deri para ca vitesh “Giro d’Italia” në Shqipëri është si të shikoje një ëndërr me sy hapur , lum kush ka ambicie, kurajon ,vullnetin, durimin që të luftojë që ëndrrat me sy hapur të bëhen realitet”.

“Sot ajo ëndërr me sy hapur është realitet sepse unë ndërtoj, besoj, luftoj dhe fitoj falë një force të madhe popullore pa diskutim që quhet Partia Socialiste, pa të cilën asnjë ëndërr nuk bëhet dot realitet për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë”, tha Rama.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nënshkruhet marrëveshja, reduktohet në 15 ditë koha për pajisjen me dokumente biometrikë
Next Article Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?