By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpaguar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpaguar
Shqipëri

Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpaguar

admin
Last updated: 18/04/2025 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin.

Ai theksoi se ky projekt do të hapë një front të ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, ku puna do të jetë cilësore dhe e mirëpaguar për të gjitha kategoritë.

“Me vjen mirë që ky program prek edhe këtë zonë. Prek pikërisht këtë pikë të këtij qarku ku ka pasur një traditë dhe ku faktikisht mundësitë për punë, për fitime të arsyeshme përmes punës për një jetë familjare dinjitoze për të gjithë vajzat e djemtë e rinj janë shumë të kufizuara dhe ky do të jetë një stacion ku do të jenë jo vetëm të mirëpritur, por do të jetë një lehtësim i madh për ne që t’u japim mundësi vajzave dhe djemve të zonës, shumë prej të cilëve janë larguar, që të kthehen për të kontribuar në një industri frytdhënëse, në vend që të punojnë për një vend tjetër”, tha Rama.

Rama shtoi se në këtë mënyrë “hap pas hapi do të krijojmë kushte shumë më të mira zhvillimi për të gjithë zonën ku jemi. Patjetër, do jetë krenari e përbashkët që Rubikut t’i ridalë zëri për mirë, si një vend ku prodhohen gjëra speciale”.

Uzina e Rubikut, nga një rrënojë industriale e të kaluarës, do të kthehet në një shëmbëlltyrë të ekselencës së Industrisë Ushtarake. Kjo Uzinë, do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat të Armatosura si edhe për eksportin, ku jo vetëm do të hapet një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha me bizneset në Krujë: Çmimin e energjisë do ta ulim nga 18 në 6 lekë
Next Article Berisha: Do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?