By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, në fokus investimet dhe integrimi evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, në fokus investimet dhe integrimi evropian
Shqipëri

Rama takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, në fokus investimet dhe integrimi evropian

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 11:45
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku pati një takim me kryeministrin e landit gjerman Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në takimin e zhvilluar në Düsseldorf, Bochum u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e investimeve, teknologjisë digjitale, arsimit profesional, si dhe mbështetja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të mbajë fjalë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet audiencës në panelin kryesor me tematikë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e diskutimit me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës
Next Article Kurti: Paga minimale në Kosovë rritet në 500 €
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?