By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportet Kosovë-ShBA në nivel të ulët, qytetarët: Pasojë e gabimeve të Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Raportet Kosovë-ShBA në nivel të ulët, qytetarët: Pasojë e gabimeve të Qeverisë
Maqedoni

Raportet Kosovë-ShBA në nivel të ulët, qytetarët: Pasojë e gabimeve të Qeverisë

admin
Last updated: 23/05/2024 08:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Eksponentë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të theksojnë se raportet mes Kosovës e SHBA-së, aktualisht nuk janë në nivelin e duhur, si pasojë e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth deklaratave të zyrtarëve amerikan, se në të kaluarën Kosova kishte raporte më të mira me SHBA-në, se sa i ka tani.

Shaip Hajrizi, thotë se raportet me aleatin me të madh të Kosovës, Amerikën janë në nivelin me të ulët, dhe krejt kjo si pasojë e gabimeve të kryeministrit Albin Kurti.

“Unë mendoj që nuk ka njeri normal që nuk e din që raportet me SHBA-në dhe BE-në i ka prish kryeministri Albin Kurti. Kurrë ne raportet më të këqija e as sanksione nuk kemi pasur. Ato sanksione erdhën nga gabimet e Albin Kurtit. Koordinimi në rend të parë me SHBA-në sepse është mik i yni, mik i Kosovës, ata na kanë çliruar. Ata po na ruajnë kufirin e kryeministri ynë po i thotë naiv njeriut të dytë të Bydenit edhe po thotë nuk kam nevojë për juve sepse unë jam shtet sovran. Kush po ta ruan ty kufirin, qysh mundësh me i thënë, a ka logjik, qysh një kryeministër normal më thënë jam sovran a kufijtë po t’i ruan KFOR-i, sovran është kur t’i i ruan kufijtë vet”, tha ai.

Mirëpo, mendime ndryshe kanë Halil Doda e Ahmet Bllaca.

“Kurti bën një politik që i nëvojitet shtetit të vet dhe Amerika njerëzit e vendosur  i do, kurrë nuk i urren Amerika, e din kush është Kurti”, tha qytetari Doda.

Ndërsa, Bllaca thotë se Kurti është më pro amerikan se shumë të tjerë të cilët e akuzojnë për prishje me Amerikën.

“Nuk është e vërtet aspak që i kemi prishur marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, pse Amerika është nëna jonë, ajo Amerikë me nënën e vet Anglinë edhe me aleatet e vet na kanë bërë shtet, kurrë nëna nuk e braktis fëmijën. Albin Kurti është pro amerikan, ma amerikan se krejt këta që dalin e flasin që thonë po na prish punë u marr vesh ky me kohë”, tha Bllaca.

Të martën, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se raportet e Kosovës me Amerikën, kanë qenë shumë më të mira në të kaluarën, sesa janë aktualisht.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Goditi bashkëshorten me thikë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë
Next Article Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?