By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i Këshillit të Evropës, BE-ja kërkon fundin e sulmeve ndaj mediave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Raporti i Këshillit të Evropës, BE-ja kërkon fundin e sulmeve ndaj mediave
Kosovë

Raporti i Këshillit të Evropës, BE-ja kërkon fundin e sulmeve ndaj mediave

admin
Last updated: 20/07/2026 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Shefi i Sektorit Politik të Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, ka bërë thirrje që zyrtarët publikë të përmbahen nga sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Deklarata e tij u bë gjatë lansimit të raportit të Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës.

“Zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga sulmet ndaj medias dhe gazetarëve”, ka thënë Gertruda, duke theksuar rëndësinë e një ambienti të sigurt për punën e gazetarëve.

Ai ka kërkuar gjithashtu konsultime më të gjera gjatë hartimit të ligjeve të reja për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Duhet të ketë konsultime të gjera për ligjet e reja që lidhen me KPM-në dhe RTK-në, në mënyrë që proceset të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente”, është shprehur ai.

Gertruda ka theksuar edhe nevojën për më shumë transparencë në lidhje me pronësinë e mediave, duke e cilësuar këtë si një element të rëndësishëm për forcimin e lirisë së shprehjes dhe besimit të publikut.

“Transparenca më e madhe e pronësisë së mediave është thelbësore për një ekosistem të shëndetshëm mediatik”, ka deklaruar shefi i Sektorit Politik të BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian vazhdon të vlerësojë mbrojtjen e gazetarëve, lirinë e medias dhe qasjen në informim si pjesë të rëndësishme të standardeve demokratike dhe procesit të integrimit evropian të Kosovës.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore
Next Article ​Gucati në gjykatë në Drenas, pasi u kërcënua nga një person në Facebook
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?