By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rastet me grip në rritje, mjekja: Të bëhet kujdes me përdorimin e barnave antigrip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Rastet me grip në rritje, mjekja: Të bëhet kujdes me përdorimin e barnave antigrip
Shëndetësi

Rastet me grip në rritje, mjekja: Të bëhet kujdes me përdorimin e barnave antigrip

admin
Last updated: 28/01/2025 10:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rastet me grip po rriten me ritme të shpejta. Mjekët e familjes pohojnë se pacientët e tyre janë të shumtë.

“Ky numër vizitash është në rritje. Kryesisht një pjesë e pacinetëve paraqiten me temperatura të lartë, rezistente 4-5 ditë, dhimbje fyti, teshtima, kollë ngacmuese, të gjitha këto të shoqëruara me fenomene spastike. Vëmë re dhe një pjesë tjetër pacientësh me simptoma më të lehta por me kollë më të fortë dhe dhimbje të muskujve”, tha Xhentiljana Nazaj, mjeke familje në Tiranë.

Shumica e rasteve të infektuara janë fëmijë dhe mosha e mesme. Mjekët kërkojnë të bëhet kujdes sepse gripi mund të çojë deri në fatalitet.

“Nëse neglizhohen simptomat dhe nuk u jepet rëndësia në kohën e duhur patjetër që mund të përbëjë rrezik”, shtoi mjekja, raporton Euronews Albania.

Një tjetër apel i mjekëve është të bëhet kujdes me përdorimin e barnave qetësues për situatat gripale që merren pa recetën e mjekut.

“Mund të përdoren paketat antigrip të cilat qetësojnë simptomat e para të virozës por marrja e tyre mund të shkojë deri në 4-5 ditët e para sepse pastaj fillojnë simptomat tjera, pra ecuria natyrale e virozave dhe pastaj pacienti paraqitet tek mjeku, që nëse është e nevojshme merret dhe antibiotikë”, theksoi mjekja Nazaj.

Një situatë gripale kalon brenda një jave, por shpesh lë pas kollën. Ndërkohë mjekja rekomandon të bëhet kujdes me higjienën, shmangien e grumbullimeve dhe vaksinimin për të parandaluar infektimin.

You Might Also Like

Këto janë gabimet që bëni kur lani dhëmbët

Çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë çdo natë në një dhomë të ftohtë ?

Pse nuk duhet të hani kurrë fruta të papjekura

Ushqimet për flokë të shëndetshëm

Përfitimet shëndetësore që marrim nga frutat e thata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Microsoft në bisedime për të blerë TikTok, thotë Trump
Next Article Nivel i lartë i klorit, Coca Cola tërheq nga tregu produktet në disa vende në Evropë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?